Bota

Ra në skenë dhe humbi jetën. Shfaqja që u kthye në tragjedi

Një akrobat i “Cirkut të Diellit” ka humbur jetën, pasi u rrëzua gjatë spektaklit në Tampa të Floridës, SHBA. Artisti, Yann Arnaud, ra teksa po performonte një numër akrobatik në ajër. I transportuar menjëherë në spital, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Presidenti i grupit të “Cirkut të Diellit” u shpreh se të gjithë ishin në gjendje shoku nga kjo tragjedi.

Akrobai francez, 38 vjeç Yann Arnaud nuk arriti të kapej në kohë, pasi u hodh në ajër duke u përplasur në tokë me forcë. Dhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme, për të nuk mund të bëhej mëgjë. Dy spektaklet e tjera në program në Tampa janë anuluar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të ndëtuar dinamikën e ngjarjes.

Leave a Reply

Back to top button