Wuhan raportoi pesë raste të reja të hënën, pasi konfirmoi rastin e parë që nga 3 prilli të dielën. Autoritetet thanë se grupi i vogël i rasteve ishin të gjithë nga i njëjti kompleks banesor. Kina ka qenë duke lehtësuar kufizimet javët e fundit dhe rastet ishin në rënie. Autoritetet shëndetësore dhe ekspertët kanë paralajmëruar se ndërsa vendet dalin nga izolimet e rrepta dhe njerëzit lëvizin më lirshëm, një rritje e infeksioneve ka të ngjarë të ndodhë.
Grumbulli i rasteve në Wuhan është i pari që shfaqet që nga fundi i izolimit të rreptë në 8 prill. Një nga pesë rastet e raportuara të hënën ishte gruaja e një burri 89-vjeçar që u ishte rasti i parë i konfirmuar në qytet, brenda rreth një muaji, të dielën.
Të gjitha rastet e fundit ishin klasifikuar më parë si asimptomatike – domethënë ata rezultuan pozitivë për virusin, por nuk po shfaqnin shenja klinike të tilla si kollë apo ethe.
Njerëz të tillë mund të përhapin virusin pavarësisht se nuk janë të sëmurë, por Kina nuk i numëron rastet asimptomatike në numrin zyrtar të infeksioneve të konfirmuara deri sa ata tregojnë simptoma.
Qindra raste asimptomatike janë duke u monitoruar nga autoritetet shëndetësore Wuhan.
Ndërkohë gjatë fundjavës, qyteti Shulan në provincën Jilin, afër kufijve me Rusinë dhe Korenë e Veriut, raportoi 11 raste të reja.