Bota

Raul Kastro shtyu me dy muaj ikjen e tij

Parlamenti kubanez miratoi të shtrijë deri në 19 prill të 2018 legjislaturën që duhet të ishte mbyllur 24 shkurtin e ardhshëm pas zgjedhjeve të përgjithshme mbas të cilave pritet që presidenti Raul Kastro pritet të lirohet nga detyra. Masa e marrë nga këshilli i shtetit, organi më i lartë vendimarrës i vendit, e quajti situatë të jashtëzakonshme këtë për shkak të kalimit të uraganit Irma këtë shtator dhe që la në ishull 10 të vdekur dhe miliona dëme materiale. Faza e parë e procesit zgjedhor, zgjedhjet bashkiake të caktuara në tetor u shtynë një muaj për të njëjtin motiv. Sipas kushtetutës kubaneze, një legjislaturë mundet vetëm të shtrihet nga vetë asambleja në raste lufte ose nën rrethana të tjera të jashtëzakonshme që pengojnë zgjedhjet derisa të zgjasin këto rrethana.

Sipas miratimit këtë të enjte nga asambleja kombëtare e pushtetit popullor në një plenium të fundit për këtë vit shtrihet edhe vetë vlefshmëria e asambleve provinciale të pushtetit popullor deri në 25 mars. Zgjedhjet e ardhshme kubaneze zgjojnë interes sepse legjislatura e ardhshme do të jetë rasti i parë në 6 dekada që presidenca e Kubës nuk do të ketë një të mandatuar me mbiemrin Kastro. Për më shumë se 40 vjet qeveria e Fidel Kastros zgjati deri në 2006 dhe deri më tani nga vëllai i tij i vogël. Procesi elektoral që përfshin edhe zgjedhjet e bashkive ka filluar në 25 nëntor me zgjedhjen e delegatëve bashkiakë të pushtetit popullor (këshilltarë), ku morën pjesë 7.6 milionë njerëz. Nga ky proces u kustituua platforma qytetare #Tjetri18 që për herë të parë u përpoq të kandidonte kandidatë të pavarur edhe pse nuk ia doli. Nga këta delegatë të fazës së parë do të dalin një pjesë nga kandidatët për deputetë të asamblesë kombëtare (parlamenti me një dhomë) në zgjedhjet e përgjithshme.

Edhe pse pa datë parlamenti i ri që do të zgjidhet do të ratifikojë në 19 prill presidentin e ri të Kubës. Edhe pse nuk është konfirmuar paraflitet që stafeta e Raul Kastros do t’i kalojë zëvendëspresidentit Miguel Díaz-Canel. Sipas ligjit kubanez presidenti së bashku me zëvendëspresidentin dhe anëtarët e tjerë të këshillit të shtetit zgjidhen duke u nisur nga një propozim i bërë nga komisioni i kandidaturave të integruara nga deputetët e zgjedhur në komisione të përgjithshme që del nga votimi në parlament. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button