Real Madridi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Napolit në Valdebebas. Çuditërisht nuk ka dalë në fushë Cristiano Ronaldo. Portugezi ka punuar në palestër për shkak të një goditjeje në këmbën e djathtë, që e mori të shtunën pasdite në Pamplona, në ndeshjen kundër Osasunas, e cila u fitua 3-1. Teorikisht ‘CR7’ duhet të dalë në stërvitje nesër me shokët e tij, por situata nuk është plotësisht e qartë. Ka punuar ndërkohë me skuadrën Gareth Bale, që synon të jetë në dispozicion pasnesër, por Zidane nuk dëshiron ta përshpejtojë kthimin e tij. Nesër trajneri do të vendosë nëse do të thërrasë uellsianin për ndeshjen kundër Napolit, ose në qoftë sedo ta përfshijë mes titullarëve në ndeshjen kundër Espanjolit. Në rast të mungesës së Bale, kundër napoletanëve do të luajë Lucas Vazquez, autori i golit të tretë ndaj Osasunës. /bota.al
1 minute read