Policia spanjolle ka përdorur plumba gome kundër njerëzve që protestonin ndaj ndërhyrjes së agjentëve kundër votimit në Kataloni. Në rrjetet sociale, po xhirojnë shumë pamje që e vërtetojnë këtë gjë.
Një studiues i Princeton, Jordi Graupera, ka postuar një video në të cilën një anëtar i Gardës Civile gjuan mbi turmën në Barcelonë dhe një fotografi që tregon plumbin e gjelbër. Edhe llogaria e Twitter e Local Spain, flet për policinë që është duke përdorur plumba gome. / Bota.al