Psikologji

Rëndësia e një përqafimi në çift

Përqafimi është një gjest intim i sinqertë, i bën mirë atyre që e japin dhe atyre që e marrin.

Një gjest i thjeshte që komunikon dashuri dhe i bën mirë  lidhjes në çift, momenti ku erosi shkrihet në diçka më shumë se të ëmbël, që transmeton mbrojtje. Për fat të keq në kohët e fundit përdoren shumë skema për të mbajtur kontrollin dhe përqafimi shkon në një hapësirë  te dedikuar, duke humbur kështu spontanitetin e këtij gjesti. Por është e rëndësishme të afroheni me këtë akt.

Sfumatura te ndryshme

Në disa popuj dhe kultura përqafimi nuk është vetëm mënyra për të komunikuar mes te dashuruarve, mes prindërve dhe fëmijëve, por edhe një formë përshëndetjeje dhe takimi për të njohur më mirë tjetrin. Përqafohen mes të panjohurve, që pas përqafimit nuk janë më të tillë. Në botën perëndimore, përqafimi është pak i frekuentueshëm, edhe mes miqsh dhe të afërmve, edhe kur ndodh, bëhet në mënyrë të ftohtë. Në krahasim me puthjen, përqafimi mund të ketë kuptime të ndryshme, ka nga ata që e konsiderojnë më sensual, sesa bashkimi i buzëve, sepse trupat bashkohen. Gjithsesi përqafimi nuk është vetëm një manifestim erotik, sepse ekzistojnë tipologji të ndryshme, përqafime mbrojtëse, dashamirëse dhe miqësore.

Në cilat momente duhen dhënë përqafimet?

Te përqafosh ka gjithmonë rëndësi, në momente gëzimi, në dhimbje, por edhe në situata pa motiv, sepse shërben për të treguar rëndësinë e të qenurit së bashku. Përqafimi shërben për të afruar kontaktin mes partnerit, pa qenë e nevojshme t’i japim një vlerë erotike.

Sa përqafime?

Disa kërkime shkencore kane treguar se te gjithë kemi nevojë për 4 deri në 12 përqafime në ditë. Katër për mirëqenien psikofizike, deri në 12 për t’u ndjerë të dashuruar apo në momente nevoje. Në nivel fiziologjik është zbuluar se përqafimi lejon prodhimin e endorfinës, qe ka një strukture kimike të ngjashme me atë te morfinës, kështu që ul dhimbjen dhe rrit lumturinë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button