The Economist Intelligence Unit, njësia e kërkimit për revistën “The Economist” publikoi në gusht të 2018-s renditjen e qyteteve botërore më të mira për të jetuar, nga të cilat Osaka dhe Tokio zunë vendin e tretë dhe të shtatë respektivisht. Qyteti që e kryeson këtë listë për këtë vit është Viena. Është hera e parë që një qytet europian zë një vend të tillë që prej publikimit të këtij studimi për herë të parë në vitin 2004. Melburni që për 7 vitet e fundit mbante pozicionin e parë zbriti në vend të dytë. Renditja e EIU-së vlerëson çdo 140 qytete duke u bazuar në faktorëtë tillë si: stabiliteti politik dhe ekonomik, shëndetësia, infrastruktura e komunikimit, edukimi, kultura dhe mjedisi përreth.
Qytetet mund të vlerësohen me një shumë maksimale prej 100 pikësh. Nëse do të shihnim pikët me të cilat janë vlerësuar qytetet, Viena është vlerësuar nga EIU-ja si “pothuaj ideal” me 99.1 pikësh; Melburni në vendin e dytë mori 98.4 pikë e ndjekur nga Osaka me 97.7 pikë. Duke nisur nga vendi i katërt vlerësimi ndryshonte me 0.1 pikë mes qyteteve dhe Tokio është në pozicionin e shtatë dhe ka marrë pikë të barabarta me Toronton me 97.2. Nëse do të vërenim 10 qytetet në këtë renditje do të shihnim se tre qytete janë të Australisë dhe tre të Kanadasë, ndërsa Japonia dhe Europa kanë dy secila. EIU-ja vlerësoi sidomos Austrinë dhe Japoninë për indekset e tyre të ulura të krimit, çka i pozicionoi këto qytete në vende të larta. Sipas EIU-së shumë qytete në vendet e para vijnë nga vende mesatarisht të pasura. Qytetet që janë qendra biznesi ndërkombëtare si Parisi (vendi i 19-të), Londra (vendi i 48-të) apo Nju Jorku (vendi i 57-të) nuk u pozcionuan në vendet e para në këtë tabelë për shkak të kriminalitetit të lartë dhe për problemet e infrastrukturës së transportit si trafiku i rënduar etj.
Viena 99,1
Melbourne 98,4
Osaka 97.7
Calgary 97,5
Sidney 97,4
Vancouver 97,3
Tokio 97.2
Toronto 97.2
Copenhague 96.8
Adelaida 96.6