Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë të larta. Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit janë bërë 954 teste ku prej tyre 120 raste kanë rezultuar pozitiv.
Gjithashtu, janë shënuar katër viktima nga Shkupi, të moshës: 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare. Fatmirësisht Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.
Në total numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 shkon në 6454, prej të cilëve 2598 janë shëruar, ndërsa 306 kanë vdekur teksa vijojnë të jenë aktivë 3550 persona./bota.al/