Covid19

Rëndohet bilanci në Mbretërinë e Bashkuar, sa viktima u regjistruan sot

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar sot 545 vdekje të tjera nga Covid-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 35,341.

Ishte sekretari i mjedisit, George Eustice, ai i cili njoftoi shifrën e fundit për pikën më të nxehtë të koronavirusit në Evropë në konferencën e përditshme të qeverisë për shpërthimin e koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar mbetet vendi i dytë në botë më i prekur nga vdekjet, ku në vend të parë renditet SHBA-ja./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button