Vdekjet në Suedi nga COVID-19 kanë kaluar 5,000, tha Agjensia e Shëndetit Publik, shumë më tepër sesa në vendet fqinje Nordike.
Konkretisht numri zyrtar i vdekjeve ka arritur në 5,041, nga 4,939 të martën.
Suedia ka ndërmarrë një qasje më të butë për të luftuar koronavirusin, duke lënë shumicën e shkollave, dyqaneve dhe restoranteve hapur dhe duke u mbështetur në masa vullnetare të përqendruara në distancimin shoqëror dhe higjenën e mirë.
Numri i vdekjeve në Suedi ka qenë shumë më i lartë në krahasim me madhësinë e popullatës sesa në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë, ku autoritetet kanë marrë një qasje më të rreptë. Por ato kanë qenë më të ulëta se në Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe Spanjë, ku gjithashtu ka pasur bllokime./bota.al/