Bota

Republika e pestë: më shumë kompetenca për Elysee

Me balotazhin e sotëm mes Emanuel Macron dhe Marine Le Pen, Franca zgjedh presidentin e tetë të ashtuquajturës Republikë e Pestë. Me këtë përkufizim përmblidhen të gjithë krerët e shtetit të zgjedhur pas reformës së vitit 1958, e cila futi votimin e përgjithshëm për zgjedhjen e presidentit. Reforma u miratua në një referendum që kishte marrë mbështetjen e 79% të francezëve. Republika e pestë karakterizohet nga i ashtuquajturi gjysmë-presidencializëm: kreu i shtetit në Francë gëzon kompetenca më të mëdha se sa homologët e tij në vende të tjera, plus emërimit që vjen drejtpërdrejt nga populli; kompetenca të balancuara me ato të parlamentit.

Leave a Reply

Back to top button