Nga Bernard–Henri Levy
“La Repubblica”
Ukraina do të fitojë. Kjo nuk është një dëshirë. As një supozim. Është një bindje. Rusia mundtë vazhdojë vrasjet, bombardimet. Ajo mund të rimbushë arsenalet e raketave. Mund të jetë në gjendje të krijojë, ashtu si dikur në Stalingrad, zagradjtelnij otryad, njësitë speciale të ngarkuara me ekzekutimin e ushtarëve që tundohen të tërhiqen apo të dorëzohen tek armiku.
Që nga kohërat e lashta ka ekzistuar një ligj i paepur, që thotë se fitorja nuk i buzëqesh strategut më të mirë (as Perikliut, që rezultoi i pafuqishëm përballë vendosmërisë së falangave spartane), dhe as atyre që kanë armët më të mira (shtizat e gdhendura në mënyrë të përsosur shtiza tek Iliada, ishin të pafuqishme kundër vullnetit të Perëndive), dhe as ushtrisë më të madhe (300 trimat e e Leonidhës e mundën ushtrinë e fuqishme perse në Termopile), por atyre që si Leonidha ose shumë më vonë Frank Capra, mund të thotë:”Kjo është arsyeja pse luftojmë. Ne nuk jemi në front, për t’iu bindur një tirani që na përdor si mish për top, por nga dashuria për një familje, një vend, një ide”.
Kjo luftë, ashtu si të gjitha luftërat, përbëhet tek e fundit nga trupa që hidhen kundër njëri-tjetrit. Nga njëra anë, trupa heroikë që rrezikojnë të vdesin duke e ditur kauzën e lartë qëmbrojnë. Nga ana tjetër, zombit që i ngjajnë në rastin më të mirë ushtarit Shvejk, i cili duke qenë i shurdhër ndaj “shembujve të trimërisë” të postuar në kazermat e “Austrisë së vjetër dhe budallaqe”, marshon në rrugën kryesore, i mpirë nga të ftohtit, vetëm me një ide nëkokë:të shpëtojë veten.
Kështu ndodh sot me një ushtri ruse, e cila po shpartallohet në terren me një shpejtësi të madhe. Fitorja e Ukrainës duhet të jetë totale, e pakontestueshme, dhe duhet të mos ngjajë me ato gjysmë–fitoret që janë specialiteti i kancelarive diplomatike, dhe që prodhojnë konflikte të ngrira si Qipro apo Koreja.
Unë e di që ekziston tundimi për diçka të tillë. E dëgjoj fare mirë këtë zhurmë të vogël që rritet në sfond, dhe që ashtu si në kohën e polemikave midis ambasadorit Claudel dhe surrealistëve, sugjeron se çmimi i gazit është çelësi i diplomacisë.
Këtë qëndrim të ngjashëm me atë të Paktit së Mynihut e shoh këtë edhe nga pala amerikane,që thotë: “Le të dëgjojmë Henry Kissingerin… le të negociojmë… të ndërpresim luftimet … dhe ta qetësojmë përbindëshin Putin…”. Ky do të ishte një gabim tragjik.
E them këtë jo për arsye drejtësie, por sepse kjo luftë është testi që duan, dhe ku mund t’ia dalin demokracitë e mëdha, miqtë e tyre, dhe ajo që në Ukrainë është tanimë ushtria më e mirë perëndimore përballë 5 mbretërive autokratike (Rusia, Kina, Irani, Turqi, apo arkitektët e një Kalifati me ngjyrat e Al–Kaidës dhe ISIS…) që janë vendosur që ky shekull i ri, të bëhet shumë shpejt i tyre.
Nëse duam që Kina të rikthehet në një Tajvan dhe kjo e kundërta, atëherë Rusia duhet të kapitullojë. Është e nevojshme, nëse duan ukrainasit, që t’i ndihmojmë ata të rimarrin territoret që u janë marrë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Përndryshe askush nuk mund ta ndalë neo–sulltanin Erdogan nga avancimi në Ballkan, në Siri, madje edhe në Greqi.
Është e nevojshme që gratë iraniane ta dinë që ne do t’u rezistojmë. Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se edhe më tej, në Kabul, presidenti Zelensky shihet si një hero që po shkruan faqen e re në historinë e botës, e cila që dukej se ishte shkruar tragjikisht 18 muaj më parë, kur talebanëve iu ofrua një Kalifat.
Fatet e shekullit XXI po luhen sot në Sevastopol. Kjo luftë mizore, këto dhjetëra mijëravdekje, ky ndalim nga komuniteti ndërkombëtar dhe në fund të fundit kjo disfatë, nuk do të mund të mbeten pa pasoja, as në Moskë. Sigurisht, unë e njoh mirë me historinë e Rusisë me një sipërfaqe të pamasë, të shkëputur nga bota, dhe shpesh të palëvizshme.
Por kjo gjë u tha tashmë edhe në vitin 1916, kur vetë Lenini qante në Zyrih të Zvicrës pse Cari Nikolla II vazhdonte të adhurohej aq shumë nga turmat nga ballkoni i tij në Pallatin eDimrit. Por vitin e ardhshëm, shpërtheu Revolucionit i Tetorit.
Po kështu u tha edhe në vitet 1980, kur edhe disidentët më mendjekthjellët, si AleksandrZinovev, menduan se rendi totalitar, Homo Sovieticus, së bashku me zullumet e tij të tmerrshme, do të zgjasnin me shekuj. Por në vitin 1989 u shemb Muri i Berlinit.
E si mund të jetë ndryshe sot pas masakrës që po shohim? Si mund të dalë Rusia e padëmtuar nga kaosi që donte të shkaktont vetë? Dhe si do të mundet t’ia hedhë paq ai që i premtoi lavdinë, dhe i solli asaj vetëm disfatën, turpin, poshtërimin?
Si do të mundet ky Neron, që është gati ta lërë Romën të digjet për aq kohë sa e jeton delirine tij si një Car në miniaturë, të mbetet sërish në pushtet, me maskën e tij prej dylli dhe melajkat e rrogëtarëve të tij? Pas rrëzimit të tij, secili prej nesh e di se gjithçka është e mundur. Të ëndërrosh nuk është e ndaluar. Dhe këtë herë, kjo nuk është një bindje. As dëshirë. Është një lutje. Qoftë Revolucioni i Tretë i Rusisë, ai që pritet të ndodhë, i mirë dhe të shënojë nëfund fundin e demonëve. Rusia viti zero. Ashtu si Gjermania në vitin 1945. Kjo është shpresae shumëkujt.