Bota

Revolucioni kuban i Obamës

 

Vizita në Kubë është një fotografi e qasjes së presidentit ndaj politikës së jashtme

Screen Shot 2016-03-22 at 08.21.03

Nga Edward -Isaac Dovere

Havanë- Udhëtimi i presidentit Obama në Kubë, është një metaforë për politikën e tij të jashtme dhe një trofe i mundshëm për post-presidencën e tij. Me vendimin e tij për të lëvizur në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me regjimin e Kastros, Obama imponoi një transformim gjeopolitik, një shembull të rrallë kur një president mund të fillojë dhe përfundojë pothuajse mënyrë të plotë një ndryshim në politikën e jashtme, brenda kohës së tij në detyrë.

Dhe ai e bëri atë duke përdorur pak stilolapsin dhe telefonin, dhe më shumë me një seri gjestesh imponuese dhe forcën e personalitetit të tij. Rihapja e Kubës është një fotografi e qasjes së Obamës gjatë 7 shtatë viteve të fundit: një rimendim analitik i interesave të Amerikës, dhe një pragmatizëm rreth asaj se si duhet të përmbushen dhe ndjekur ato, pavarësisht rezistencës politike dhe mbështetjes së pakët nga Kongresi.

Tipikisht, kjo ka ndezur një debat ndërmjet përkrahësve, të cilët shohin se Obama ka thyer një mendim të ngurtësuar mbi shtetin komunist, dhe kritikëve që thonë se ai ka anashkaluar me dashje faktet…

[real3dflipbook id=”1030″]

Leave a Reply

Back to top button