Finlanda nuk ka parë asnjë provë që koronavirusi të përhapet më shpejt që kur shkollat filluan të rihapen në mes të majit, tha zyrtari i lartë shëndetësor të enjten, raporton Reuters. “Koha ka qenë e shkurtër, por deri më tani nuk kemi parë prova,” tha Mika Salminen, drejtore e sigurisë shëndetësore në Institutin finlandez të shëndetit dhe mirëqenies, në një konferencë për shtyp.
Finlanda filloi të rihapë shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor nga 14 maj pas një mbyllje gati dy-mujore. Të enjten, autoriteti shëndetësor i vendit raportoi se 51 më shumë njerëz kishin testuar pozitivë për koronavirus. Vendi deri më tani ka regjistruar 313 vdekje nga shpërthimi i tij.