Analiza

Rikthehen “lojërat” me avionë spiunazhi

spy planeNjë aeroplan spiunazhi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara i është shmangur një përplasjeje me një avion ushtarak rus më 18 Korrik, vetëm 1 ditë pasi fluturimi MH17 i “Malaysia Airlines” u rrëzua në Lindje të Ukrainës, nga një raketë tokë-ajër që dyshohet të jetë lëshuar prej separatistëve pro-rusë, sipas Perëndimit dhe Ukrainës “Lojërat” ajrore të Luftës së Ftohtë, të cilat janë bërë edhe pjesë e kinematografisë përmes filmit “Top Gun”, duket se po ndodhin sërish në jetën reale, afro 30 vjet më pas. Një aeroplan spiunazhi i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara i është shmangur një përplasjeje me një avion ushtarak rus më 18 Korrik, vetëm 1 ditë pasi fluturimi MH17 i “Malaysia Airlines” u rrëzua në Lindje të Ukrainës, nga një raketë tokë-ajër që dyshohet të jetë lëshuar prej separatistëve pro-rusë, sipas Perëndimit dhe Ukrainës.
Avioni “RC-135 Rivet Joint” po fluturonte pranë hapësirës ajrore suedeze pa lejen e vendit skandinav, bëri të ditur një zyrtar ushtarak amerikan për CNN. Aeroplani mund të ketë kaluar edhe nëpër hapësirat ajrore të vendeve të tjera, edhe pse nuk është e qartë nëse ka pasur leje për ta bërë këtë gjë. Avioni amerikan ishte duke fluturuar në hapësirën ajrore ndërkombëtare, duke zhvilluar një mision elektronik përgjimi ndaj ushtrisë ruse, kur Moska ndërmori një veprim jo të zakontë duke nisur gjurmimin e tij me radarë të vendosur në tokë, transmeton tch. Më pas, rusët dërguan të paktën një avion luftarak në qiell për të ndaluar avionin, tha zyrtari amerikan gjatë së shtunës. Ekuipazhi i avionit spiun u shfaq i shqetësuar mbi gjurmimin përmes radarit, saqë u përpoq të dilte nga zona në fjalë sa më shpejt të ishte e mundur, tha zyrtari. Rruga më e shkurtër për t’iu larguar rusëve ishte kalimi i tyre përmes hapësirës ajrore suedeze. Zyrtari e pranon se kjo gjë u bë pa miratimin e ushtrisë së Suedisë. Si pasojë e këtij incidenti, Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me Suedinë për të siguruar të paktën njoftimin e zyrtarëve, se në rast përsëritjeje të shkeljes së hapësirës ajrore nga avionë amerikanë, në raste devijimi të menjëhershëm, të mund ta bëjnë këtë pa pritur për miratim. Incidenti u raportua fillimisht nga grupi mediatik suedez “DN.se”, ndërsa zyrtarët rusë nuk kanë pasur asnjë reagim të menjëhershëm ndaj kësaj përballjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close