Në vitin 1992 rrezikoi që të shkatërronte fushatën elektorale të Bill Clinton, duke zbuluar se ishte dashnorja e tij, ndërsa tani ka vënë në shënjestër të shoqen Hillary, kandidate po ashtu për presidente.
Makthi i Hillary Clinton quhet Gennifer Flowers, ish-modele dhe aktore 65 vjeç.
Ajo ka dhënë një intervistë ku ka thënë se është një shaka pa kripë fakti që Hillary po e përqendron fushatën në problemet e femrave në Amerikë.
Gennifer thotë se ishte pikërisht Hillary që i lejoi Bill Clintonit të sillej ashtu me femrat.
Por nuk mbaron me kaq.
Ish e dashura e Clinton ka zbuluar se ruan një sekret që mund të kompromentojë fushatën e Hillary Clinton dhe do të vinte në siklet të madh Bill.
“Bill e di që unë kam prova të tjera, ndoshta ky është motivi që unë jam ende gjallë”, tha 65-vjeçarja.
Ajo thotë se ka patur një marrëdhënie për 12 vjet me Bill Clinton.
“Çifti i tyre nuk ka qenë asnjëherë vetëm. Ka pasur gjithmonë 3 ose 4 të tjerë rrotull”, thotë Gennifer.
Atyre që e kritikojën ajo u përgjigjet se ka marrë përgjegjësitë e saj, në të kundërt nga Hillary Clinton.
“Hillary nuk e ka pranuar kurrë se është ajo shkaku i asaj sjellje të Bill”, thotë Flowers.
Në 1992 Flowers tha gjatë fushatës se ka qenë për 12 vjet dashnorja e bill Clinton, por ai doli me të shoqen duke e mohuar tradhtinë.
Por, në 1998 kur shpërtheu skandali i Monica Levinskit, Bill Clinton i detyruar të thoshte në betim të vërtetë, pranoi se e kishte pasur dashnore Gennifer Flowersin./a.l – TemA