Me Barron Trumpin rikthehet një Djalë i Parë në Shtëpinë e Bardhë. Djali i presidentit amerikan, dhjetë vjec, është në fakt i pari vogëlush që banon aty që nga koha e John Junior dhe babait të tij John F. Kennedy në vitin 1963. Që atëherë ka patur vetëm Bija të Para: nga Amy Carter dhe Chelsea Clinton, deri tek Sasha dhe Malia Obama. Vogëlushë të tjerë të famshëm kanë qenë Quentin Roosevelt dhe bijtë e Abraham Lincolnit, Tad dhe Uilliam. / www.bota.al
Less than a minute