The Daily Telegraph shkruan: Ka shumë fjalë dhe letra të shkruajtura në të majtën e qendrës, dhe shumë pak veprim. Fara e triumfit të Blairit u mboll nga SDP-ja e dikurshme, udhëheqësit e të cilës në fakt “i bënë duart pis” duke u tërhequr nga laburistët dhe duke luftuar “nën-zgjedhje”. A është Blairi i gatshëm të bëjë të njëjtën gjë?
The Scotsman shkruan: Nëse Mbretëria e Bashkuar duhet të ketë një opozitë që bën ndryshimin, do të ndihmonte shumë nëse partia kryesore e opozitës nuk do të pranonte humbjen. Edhe nëse Blairi dhe Darling besojnë që partia e tyre mund të fitojë, do të bënin mirë që mendimet e tyre t’i mbanin për vete.
Pak ditë më parë, Ish Kryeministri britanik Tony Blair, bëri të ditur vendimin e tij për t’u rikthyer në politikë./bota.al