Udhetim & Turizem

Rilindja në luginën e urtësisë

Në malet e Siçuanit, një kamp i ndërtuar me tenda, ishte shndërruar përgjatë viteve në akademinë më të madhe budiste në botë

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.14 AMNga Nicolas Ancellin

Qielli mbi ne, s’mund të ishte më i frikshëm: përbëhet nga qindra njolla të zeza, shqiponja që fluturojnë përqark dhe pastaj zbresin poshtë me kthetrat të shtrira para trupit, për t’i krijuar vend të ngjashmëve të tyre. Të gjitha së bashku, plandosen mbi një kufomë të zhveshur, të shtrirë në pluhur, të cilës dy njerëz sapo ia kanë hapur barkun e tij me një thikë kuzhine, për t’ua lehtësuar punën zogjve.

Uen Jao, përkthyesja kineze që më shoqëron, bën disa hapa prapa, si për t’i shpëtuar spektaklit të tmerrshëm. Ndërsa Mjeshtri Cogial, udhërrefyesi ynë lokal, merr pjesë në “varrimin në qiell të hapur”, me një buzëqeshje misterioze, që nderet tek buzët e tij. Kur e ndjen që unë nuk e kuptoj arsyen e një akti të tillë, ai shpjegon avantazhet e kësaj ceremonie të quajtur jhator. “Në këtë mënyrë – thotë ai – pjesët e vdekshme të njeriut, rikthehen menjëherë në ciklin e përjetshëm të jetës.

Por ka edhe arsye të tjera më praktike, për këtë formë funerali. “Shiko atje – thotë mjeshtri, kur pas 5 miljesh udhëtim, mbi një rrugë me gunga, shfaqet para nesh “Larung Gar”, akademia më e madhe në botë e budizmit tibetian. Kqyr me vëmendje ndërtesat e institutit, të cilat janë të rrethuara nga një “det” kasollesh nën këmbët e tij. Nëpër këto kasolle, jetojnë mbi 10 mijë murgj, murgesha dhe fillestarë, të cilët vijnë këtu për të kërkuar esencën shpirtërore të të gjitha doktrinave budiste.

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.23 AMMbi fshat, spikat një korije me bredha. Drurët e saj, nuk do të mjaftonin për të djegur të gjithë të vdekurit e komunitetit, një mesatare prej 5 vetësh në javë. Do të jetë e vështirë, edhe për t’i varrosur nën tokë. “Në lartësinë mbi 4 mijë metra mbi nivelin e detit, toka është thuajse e ngrirë për të paktën 6 muajt e vitit. Pra, ne vetëm duhet të lejojmë zogjtë grabitqarë, të bëjnë punën e tyre të varrmihësit” – thotë Cogial. Po çfarë mund të ketë shtyrë themeluesin Zhigme Puntsok, të përfshijë akademinë budiste “Larung Gar” tek Pesë Shkencat Klasike, pikërisht në këtë vend shkretinor, në veri të provincës Siçuan, në lindje të krahinës autonome të Tibetit?

Disa besojnë se Mjeshtri, thjesht ka përmbushur një profeci 200 vite të lashtë, sipas së cilës një njeri i quajtur Zhigme, u ndriçua mes këtyre maleve me doktrinën “Sutra dhe Tantra”, duke mbledhur përreth dishepujt e tij. Në të vërtetë Zhigme Puntsoku, bir i nomadëve, dukej i paracaktuar që nga lindja e tij, për të bërë diçka të madhe dhe të rëndësishme. Që në moshë të re, ishte identifikuar si rimishërimi i Mjeshtrit Ningma, ose një përfaqësues i vjetër i katër traditave budiste të Tibetit. /www.bota.al/

Një tjetër arsye për krjimin e “Larung Gar” në këtë vend, shpjegohet me historinë e Republikës së Kinës: aneksimin e Tibetit, në vitin 1950. Me atë akt, filloi shkatërrimi sistematik i budizmit tibetian. Manastiret u hodhën në erë, bibliotekat u dogjën dhe mijëra murgjër u burgosën në kampet e riedukimit. Vetëm pas vdekjes së Maos, politika kineze në Tibet, do të jepte deri diku shenjat e para të liberalizimit. Dhe Zhigme Phuntsok, përfitoi nga rasti.

I shoqëruar nga një pjesë e vogël e dishepujve të tij, në vitin 1980, ai shkoi në luginën e Larungut për të themeluar një “Gar”, fushim tradicional nomad. Zhigme, druhej se budizmi tibetian nuk do t’u transmetohej më brezave të ardhshëm. Për këtë arsye, ai donte t’u ofronte nxënësve të tij një trajnim budist të plotë, pavarësisht nga përkatësia e dishepujve ndaj kësaj apo asaj tradite. Dhe pavarësisht nga gjinia e tyre.

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.30 AMNë këtë aspekt, veprimet e Zhigmesë, përbënin një revolucion të vogël. Në shoqërinë maskiliste të Tibetit, gratë tradicionalisht kanë patur pak peshë, ndaj edhe edukimi i tyre fetar konsiderohej dytësor. Në realitetin e përditshëm të manastireve, murgeshat shpesh nuk janë gjë tjetër, veçse skllave të mjeshtrave të mëdhenj. Megjithatë, në “Larung Gar”, gratë tashmë kishin për herë të parë, mundësinë e marrjes të titullit “khenpo”, që jepet në fund të një studimi shtesë mbi filozofinë budiste dhe logjikën, dhe që zakonisht nuk zgjat më shumë 3 vjet.

Është kjo risi, së cilës Kiu Sua, ia detyron jetën e saj të dytë. Unë e pyes se çfarë e ka sjellë deri këtu lart, ndërsa po merret me larjen e rrobave në një kovë të madhe, jashtë në natyrë. “Shumë kohë më parë – thotë ajo, sikur të bëhej fjalë për një përjetësi – punoja në një galeri arti në Pekin. Paguhesha mirë, por nuk isha e kënaqur me jetën time”. Kur një mik i tregoi asaj për “Larung Gar”, Kiu Sua erdhi këtu fillimisht si turiste për të parë vendin, pastaj 7 vjet më parë, u rrikthye për të studiuar. Ndërkohë ka mbushur plot 45-vjeç. “Tani jam në paqe me vetveten – thotë murgesha kineze – dhe ndoshta do të qëndroj këtu përgjithmonë”. /www.bota.al/

Kiu vlerëson se aktualisht, më shumë se gjysma e banorëve të kampit janë gra. Por kjo është diçka e vështirë për t’u verifikuar, sepse këtu nuk ka një regjistër. Për më tepër, duke shëtitur përreth, thuajse s’mund të arrish që të dallosh burrat nga gratë: të gjithë ata i kanë kokat e rruara, dhe mbajnë veshje të kuqe identike.

E megjithatë ekziston një kufi i padukshëm, mes botës mashkullore dhe asaj femërore. Nëse jo si një grua, këtu Kiu Sua duhet të konsiderohet pakicë, edhe për një arsye tjetër. Në fakt, vetëm 10 përqind e studentëve në “Larung Gar” janë kinezë, dhe të gjithë kanë mbetur thellësisht të habitur nga takimi me tibetianet.

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.47 AME kishte imagjinuar krejtësisht ndryshe, edhe përkthyesja jonë Uen Jao, një vajzë 21-vjeçare me origjinë nga çengduja. Ajo pranon se në metropolin e saj prej 11 milionë banorësh, nuk do të guxonte kurrë të kalonte në lagjet ku banojnë tibetianët. Asaj i kumbojnë ende në vesh këshillat, që i thoshte e ëma, se tibetianët janë që të gjithë banditë. Për këtë arsye, Uen Jao ka mbetur pa fjalë para realitetit që gjeti në “Larung Gar”. “Këta njerëz janë kaq shumë miqësorë, dhe duken kaq shumë të mençur” – thotë ajo me zë të ulët.

Janë kryesisht intelektualët kinezë, të periudhës pas vdekjes së Maos, që ndihen më të tërhequr nga kjo fe pa Zot. Por Partia Komuniste, që ende pretendon se ka monopolin e ideologjisë, si e duron konkurrencën e Budës? Përgjigja e kësaj pyetjeje, varet nga luhatjet në politikën e brendshme të Kinës. Deri në fillim të viteve ’90, bashkësia e “Larung Gar”, nuk ishte i zyrtarisht e ligjshme, por gjithësesi tolerohej. Mijëra mësues të trajnuar këtu, ktheheshin në provincat e vjetra tibetiane, për të dhënë mësim në manastire. Pastaj Zhigme Puntsoku, mendoi të fusë në universtetin budist lëndë të reja si matematikë, shkenca kompjuterike, arkitekturë, mjekësi, joga, letërsi dhe poezi, dhe për të financuar projektin e tij filloi të mbledhë fonde duke, organizuar konferenca jashtë vendit. /www.bota.al/

Papritmas Partia Komuniste, vendosi të ndërhyjë, duke akuzuar organizatat tibetiane për “manovra separatiste”, të orkestruara nga “klika e Dalai Lamës”. Zhigmes, iu ndalua të udhëtojë jashtë vendit, ndërsa zyrtarët lokalë të partisë, filluan të mbanin në kamp kurse për riedukimin ideologjik. Përgjatë rrugës që të çon tek akademia u ngritën pika të shumta kontrolli, të cilat regjistronin hyrjet dhe daljet. Madje në një moment, autoritetet e detyruan Zhigme Puntsokun, të mos largohet nga krahina.

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.57 AMMë në fund në vitin 1998, e urdhëruan të zvogëlojë numrin e studentëve nga 8 mijë në 150 vetë. Pas një negociimi të gjatë, arriti që të vendosë shifrën tavan prej 1400 studentësh. Por nuk përfundoi këtu. Në korrik të vitit 2001, në kamp mësynë një grup policësh, të shoqëruar nga brigada e “ri-edukimit patriotik” dhe buldozerët. Qindra kasolle u shenjuan për t’u shembur. “Policët shqyen dyert dhe na ulërisnin, se nuk kishim të drejtë të qëndronim në “Larung Gar”. Nëse nuk do të ishim larguar menjëherë, do të na kishim varrosur nën rrënojat e kasolleve tona” – kujton me tmerr Dorje Kalsang. Sot murgu 78-vjeçar, me një shtat të kërrusur nga stuhitë e jetës, jep mësim në një manastir të vogël, ngjitur në shkëmbinj si foleja e një shqiponje mbi fshatin e Ka Laos, një ditë udhëtim larg nga “Larung Gar”.

Por përse kaq shumë brutalitet, pas vitesh të tëra tolerance? Dorje Kalsang e shpjegon në këtë mënyrë: “Fuqia shpirtërore e Mjeshtrit tonë, u rrit aq shumë, sa krijoi panik tek qeveria”. Rreth 7 mijë njerëz, u dëbuan nga “Larung Gar”. Fati më i keq u takoi murgeshave kineze, të cilat kishin lënë gjithçka në vendin e tyre të origjinës, dhe nuk kishin asnjë të afërm në Tibet, për të kërkuar ndihmë. Shumë prej tyre u përpoqën të mbajnë frymën gjallë, duke lypur në fshatrat përreth, disa madje arritën që të vetëvriten, si pasojë e dëshpërimit të thellë.

Ndërkohë pati edhe murgj që refuzuan të largohen nga “Larung Gar”. Të tjerët, u rrikthyen vetëm pak ditë pas përzënies, dhe u vendosën mbi rrënoja. “Ata nuk deshën ta linin vetëm Mjeshtrin tonë, në këtë situatë të vështirë” – thotë Dorje Kalsang. Ky i fundit, i kaloi 8 vitet e ardhshme pas dëbimit, duke medituar në një shpellë. Ndërkohë Zhigme Puntsoku u sëmur dhe mundi të rikthehej vetëm disa muaj më vonë në “Larung Gar”, që ndërkohë ishte subjekt i kontrolleve të rrepta.

Në 7 janar të vitit 2004, Mjeshtri vdiq në një spital, zyrtarisht për shkak të një ataku në zemër. Por në qarqet budiste dyshohet për një helmim. Edhe pse akademia ia detyronte famën thuajse ekskluzivisht themeluesit të saj, mësimdhënia në “Larung Gar” vazhdoi më tej. Erdhën mijëra studentë të rinj, që përveshën mëngët dhe ndërtuan kasollet e reja të kuqe, të cilave iu shtuan një shkollë për vajza, dy tempuj, një shtëpi për pirjen e çajit e madje edhe një hotel modest. /www.bota.al/

Screen Shot 2015-02-28 at 11.18.07 AMParashikohet që së shpejti të ndërtohet edhe një spital i vogël dhe një supermarket. Qëndrojmë disi me ndrojtje para shkollës së vajzave. Nuk duam, të shqetësojmë mësimin që po zhvillohet. Por një murgeshë që kalon aty pranë, na këshillon që të hyjmë e na shtyn butësisht brenda një klase të kredhur në heshtje të plotë. Rreth 30 studente janë ulur mbi qilimat e gjelbër; disa të zhytura në lexime, të tjerat kopjojnë tekste të vjetra, të gjitha në mendime.

Papritur, heshtja trazohet nga një zhurmë, që vjen nga jashtë. Ne largohemi dhe shkojmë drejt shkollës së djemve, prej nga ku dhe vjen poterja. Dëgjohen britma dhe zëra nga dy grupe, që përballen me njëri-tjetrin. Disa janë ulur këmbëkryq, mbi dyshemenë e gurtë të shkollës, të tjerët qëndrojnë para tyre në këmbë, me pamje kërcënuese dhe duket se po i fyejnë vazhdimisht. Herë pas here zgjaten përpara, sikur do të donin t’i rrihnin kundërshtarët.

Cuditërisht, spektatorët e kësaj skene duket se po argëtohen. “Eshtë një zënkë e vërtetë?” -pyesim Cogialin. Mjeshtri i ri flet me mësuesin. “Po, dhe përsëritet çdo ditë pas shkollës. Aty rreth orës pesë e gjysmë, pak para se të errësojë” – thotë ai. Cogial e kupton se nuk po kapim dot situatën. “Ajo që ne po shohim – shpjegon ai – është një ritual midis mësuesve dhe nxënësve, në të cilën secili kërkon të fusë tjetrin nëpër kurthe retorike”.

Qëllimi është të tregohet se sa nxënësit janë ende të papërgatitur, dhe deri në çfarë mase nuk mund të kontrollojnë veten e tyre. “Është si një provim. Një praktikë, që u mundëson pjesëmarrësve, të heqin qafe energjinë e tepërt negative” – shprehet Mjeshtri. Në fakt, pak çaste më vonë zhurma përfundon, njerëzit fillojnë të qeshin, u rrahin shpatullat njëri-tjetrit e dalin përkrahu së bashku drejt mensës, për të ngrënë darkën. Në “Larung Gar”, skena të veçanta si kjo janë pjesë e jetës së përditshme.

Një herë pamë ardhjen e një kamioni, që hodhi në rrugë disa tonelata me paketa çaji. Murgeshat dhe murgjit, nxituan që t’i mbledhin, gjithkush merr sa të dojë. Sipas versionit zyrtar, çaji ofrohet nga një bamirës i panjohur. Dikush pëshpërit se ai është një kinez i pasur nga Cengduja, ndërsa të tjerë flasin për një biznesmen nga Jinçuani, që gjithashtu do të financojë ndërtimin e shumë kasolleve të reja. E vetmja gjë e sigurtë, është se pa dhurata të tilla bamirësie, duke përfshirë ndoshta edhe tibetanët e pasur, 10 mijët banorë e “Larung Gar” vështirë se do të mund të mbijetojnë.

Atëherë, përse autoritetet kineze po e tolerojnë rilindjen e akademisë budiste, aq më tepër kur në Tibet protestat e vitit 2008 u shtypën me gjak, dhe ku Dalai Lama u vu nën akuzat e zakonshme? Sipas tibetologëve perëndimorë, Republika Popullore e Kinës, ka arritur një ‘modus vivendi’ për të bashkëjetuar me budistët. “Përfaqësuesit e pushtetit kinez, i kanë bërë më të përgjegjshëm mjeshtrit” – thotë Robert Barnet i universitetit të Kolumbias në Nju Jork.

Me fjalë të tjera, udhëheqësit e manastireve janë të detyruar të sigurojnë qetësinë dhe shtypin çfarëdolloj aktiviteti politik. Nëse ata nuk mundin ta bëjnë këtë, ekziston rreziku i sanksioneve të ashpra, që mund të sjellë deri edhe mbylljen e institucioneve fetare. Pra, edhe në “Larung Gar”, murgjit janë të kujdesshëm dhe preferojnë të jepen pas leksioneve mbi modestinë. /www.bota.al/

I tregoj Cogialit hapësirat ende bosh në shpatet e mësipërme mbi kamp, dhe i sugjeroj se “akademia mund të mikëpresë 3 herë më shumë studentë, sesa tani”. Mjeshtri i ri tund kokën duke qeshur, sikurse bën gjithmonë, dhe përgjigjet: “Jo, nuk ka më vend”. Por shton se “Larung Gar”, do të vazhdojë të rritet “jo fizikisht, por shpirtërisht”./“GEO”/

a.g./www.bota.al

Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.06 AM Screen Shot 2015-02-28 at 11.17.40 AM

Leave a Reply

Back to top button