Bota

Rishfaqet në publik Fidel Kastro

Screen Shot 2015-04-05 at 10.14.46

Pas më shumë se një viti dhe zërave të panumërt në lidhje me sëmundjen e tij të rëndë, Fidel Kastro është rishfaqur në publik. Të hënën e kaluar, ish presidenti kuban ka vizituar një shkollë ku ka folur me një delegacion venezuelian. Shfaqja e fundit në publik e Fidelit i përkiste 8 janarit të vitit 2014, kur inauguroi galerinë e artistit kuban Alexis Leyva “Kcho” në Havanë. Muajin e kaluar ishin shpërndarë disa fotografi të tijat, duke bërë të heshtin disi zërat për vdekjen e Kastros. E përditshmja zyrtare “Granma” e ka titulluar artikullin e vizitës në shkollën “Vilma Espin Guillos” në perëndim të Havanës, “Një takim rastësor dhe i paharrueshëm me Fidelin”.

Në faqen e internetit të gazetës ka edhe disa fotografi të Fidelit, me tuta bardhë e blu ndërkohë që shtrëngon duart me disa venezuelianë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button