Në esenë e tij të famshme të vitit 1993 mbi përplasjen e qytetërimeve, Samuel Hantingtoni besonte se lufta e ardhshme botërore, nëse do të ketë një të tillë, do të ndodhë mes qytetërimeve. Duke cituar autorin mysliman indian M.J Akbar, ai gjithashtu theksonte se konfrontimi i ardhshëm i Perëndimit padyshim që do të vijë nga bota myslimane. Me sulmet e 11 Shtatorit 2001 në SHBA, bombardimet e trenave në Madrid, bombardimet në Londër në vitin 2005, dhe masakra në Paris pak ditë më parë, si dhe sulme të tjera terroriste, rezulton se ai kishte pa dyshim të drejtë.
Duke iu referuar konfliktit 1300-vjeçar ndërmjet qytetërimeve perëndimore dhe islame, Hantingtoni e përcakton këtë përplasje si reagimin historik të një rivali të lashtë, kundër trashëgimisë sonë judeo-kristiane, i cili- duke cituar sërish Akbarin- do të paralajmërojë luftën për një rend të ri botëror
[real3dflipbook id=”659″]