Covid19

Rithim i shpejtë i kufizimeve në Izrael dhe Territoret Palestineze

Rastet në Izrael kanë arritur në kulmin e tyre më të lartë që nga prilli, ndërsa zyrtarët palestinezë kanë vendosur përsëri një bllokim të plotë në Bregun Perëndimor. Në Bregun Perëndimor lëvizja midis qyteteve do të kufizohet shumë, ndërsa shumica e dyqaneve do të mbyllen për pesë ditë. Gati 70 raste të reja të koronavirusit u regjistruan të enjten. Me 11 persona në kujdes intensiv – frika po kthehet se sistemi shëndetësor që do të bie në kolaps.

Ndërkohë, rikthimi dramatik i rasteve në Izrael ka sjellë më shumë se 1.100 raste të reja brenda 24 orëve. Një nga kufizimet kryesore është ndalimi i grumbullimeve në dhe ka mbyllje të lokalizuara në pjesë të qyteteve të Lod dhe Ashdod.

Leave a Reply

Back to top button