Enciklopedike

Robinson Kruzoi i vërtetë

Duke ikur nga atdheu i tij pas një grindjeje familjare, Alexander Selkirk filloi një jetë në det të hapur. Mjerisht, anija ku ai shërbente kishte një tiran për kapiten, i cili e futi në beteja. Duke menduar se vdekja do i vinte në çdo minutë, Selkirk kërkoi që ta linin në ishullin e radhës, i cili doli të ishte Más a Tierra, një vend i shkretë 644 kilometra larg bregut perëndimor të Kilit. Gjithçka që kishte me vete ishte shtrati, një mushqetë, disa mjete, duhan dhe një Bibël. Pasi u bë e qartë se shpëtimi nuk ishte i afërt, ai iu dorëzua një qëndrimi të gjatë. E vetmja ndërprerje nga izolimi ishte kur duhej t’u largohej një grupi spanjollësh, që më vonë u larguan pasi Selkirku u fsheh prej tyre. Vetëm katër vjet dhe katër muaj më vonë, më 1 shkurt 1709, dy personazhe britanike arritën pasi vunë re një sinjal me zjarr të bërë nga Selkirku. Ushtarët e habitur e gjetën Selkirkun të veshur me lëkurë dhie. Ai dukej më shumë si një njeri i egër, sesa një marinar. Më në fund ai shpëtoi dhe aventurat e tij do të influenconin romanin e famshëm të Daniel Defoe. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button