Horizonti.al

Romakët e lashtë ishin impotentë për shkak të ujit?

Screen Shot 2016-08-29 at 21.44.03Edhe pse mund të duket e vështirë për t’u besuar, duke pasur parasysh reputacionin e dashnorëve të mëdhenj që kanë gëzuar gjithmonë, duket se një numër i madh romakësh të seksit mashkull vuanin nga impotenca, siç dëshmohet jo vetëm nga burime të besueshme historike, por edhe nga letërsia. Për shembull mjafton një fragment nga libri i famshëm “Satirikon” nga Petronius, artisti i madh që jetoi në kohën e Perandorit Neronit, ku Enkolpi, një nga protagonistët, është i detyruar të përballet më anomalinë tragjikomike.

Bëhej fjalë për një situatë mjaft të zakonshme dhe të shpeshtë në Romën e Lashtë, dhe shkaku duhet kërkuar tek sasia e madhe e plumbit në ujin që qytetarët konsumonin çdo ditë. Impotenca është në fakt një nga efektet anësore më të mëdha të helmimit nga plumbi, vetëm se romakët nuk mund ta dinin këtë. E megjithatë kjo nuk ka ndikuar dhe aq mbi legjendën, që për shekuj me radhë i sheh ata si pushtues të mëdhenj. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button