Ky studiues asket, ndoshta beqar, që ka jetuar në Indinë klasike (rreth shekullit 5 p.e.s.) nuk të duket fare si kandidati për të shkruajtur librin më të famshëm të historisë për dashurinë erotike. Shumë pak gjëra dihen për jetën e Vatsyayanas, por në librin e tij të famshëm – në fakt është një koleksion shënimesh për qindra viti dije spirituale që është përcjellë prej të urtëve të mocëm – ai ka shkruajtur se për të Kama Sutra ishte manuali final i dashurisë dhe një tribute për Kaman, perëndia indiane e dashurisë. Ndonëse është i bërë i famshëm për pjesët me udhëzime seksuale, libri në fakt merret shumë më tepër me kërkimin e marrëdhënieve të përmbushura, dhe ofronte këshilla për lidhjet dhe martesën në shoqërinë e lartë indiane të kohës. Përvec veprës së tij klasike mbi dashurinë, Vatsyayana ka hedhur në letër edhe Nyaya Sutrat, një tekst i lashtë filozofik i krijuar prej Gautamas në shekullin 2 p.e.s. që ekzaminonte cështjet e logjikës dhe epistemologjisë. Kama Sutra është përkthyer në qindra gjuhë dhe ka fituar miliona ndjekës në të gjithë botën.
1 minute read