Histori

Romantikët e mëdhenj të historisë

SafoNga poetët dhe presidentët, tek mbretërit dhe kurtizanet, historia është e mbushur me histori të mëdha dashurie dhe romanca të pakohë. Që nga figurat historike si Casanova, emri i të cilit është shndërruar në sinonim të romancës, tek Shah Jahani i Indisë, i cili ndërtoi një prej ndërtesave më të mrekullueshme të botës, për nder të bashkëshortes së tij, e deri tek historitë moderne të dashurisë si ajo e Elisabetë Tejlorit dhe Richard Burtonit, romantikët e historisë kanë patur gjithmonë një vend në imagjinatën e botës.
Safo, poetja lezbike?
Ka shumë pasiguri përreth historisë së jetës së poetes së madhe lirike greke, Safo, një grua që Platoni e ka quajtur “Muza e dhjetë”. E lindur rreth vitit 610 p.e.s. në Ishullin e Lesbosit, sot pjesë e Greqisë, thuhet se ajo ishte martuar me Kerkilasin, një burrë i pasur. Kanë ekzistuar gjithmonë shumë legjenda për jetën e Safos, duke përfshirë atë mbizotëruesen – që sot besohet se është e pavërtetë – që ajo u hodh në det drejt vdekjes së saj, për shkak të dashurisë së pashpërblyer për një djalë të ri, marinarin Faon. Nuk dihet se sa vepra publikoi gjatë jetës së saj, por deri në shekullin 8 apo 9, vepra e njohur e Safos ishte e kufizuar në citime të bërë nga autorë të tjerë. Në shumicën e poemave të saj, Safo shkruante për dashurinë – si dhe emocionet që e shoqërojnë, urrejtja, zemërimi dhe xhelozia – mes pjesëtareve të rrethit të saj të madh femëror. Safo u jepte këtyre femrave mësime edukimi dhe fetarë si pjesë e përgatitjes për martesë; grupi ishte i përkushtuar ndaj dhe frymëzohej nga Afërdita, perëndesha greke e dashurisë dhe bukurisë. Fokusi i saj në marrëdhëniet mes grave dhe vajzave ka cuar shumëkënd të besojë se Safo ishte lezbike – një fjalë që e ka origjinën pikërisht tek emri i ishullit dhe komunitetet e grave që jetonin atje – por është gjithashtu e vërtetë se ekzistenca e emocioneve të fortë mes pjesëtarëve të të njëjtës gjini konsiderohej shumë më e zakonshme dhe më pak tabu se sa në vitet e mëvonshëm.

Leave a Reply

Back to top button