Letersi

“Romeo dhe Zhuljeta”, fragment nga një prej dramave më të bukura të dashurisë.

Zhulieta

Mos do të ikësh? Ende s’është gdhirë,

Nuk ishte lauresha, por bilbili

Ai që vrau veshin tënd të frikshëm.

Ai këndon çdo natë përmbi shegë,

Besomë, i dashur, ish vërtet bilbili.

Romeo

Ish lauresha, kasneci i mëngjesit,

Nuk ish bilbili. Pa shiko, e dashur,

Rrezet nakare, si dantellë e hollë,

Qëndisin retë e zeza të agimit.

Qirinjtë e natës, dalëngadalë po shuhen,

Dhe dita e qeshur, gati për t’u nisur,

Qëndron mbi mugëtirën majë malesh.

Prandaj më duhet të iki e të rroj

Ose të rri këtu e të vdes.

Zhulieta

Ajo atje nuk është drita e ditës,

Por ësht’ një meteor që e nxori dielli,

I cili do të bëhet pishtarmbajtës

Të të ndriçojë rrugën e Mantovës.

Prandaj qëndro, se s’ke nevojë të ikësh.

Romeo

Le të më kapin, pra, dhe të më vrasin.

I lumtur jam të rri kur kërkon ti.

Pra, eja, vdekje,

Edhe mir se të vish, kur do Zhulieta!

Ç’thua, shpirt? Le të flasim, s’është gdhirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close