Sport

Ronaldinho dhe telefonata që mund të ketë ndryshuar historinë e futbollit

Ronaldinho është një nga futbollistët më spektakolarë të historisë së futbollit. Vitet e kaluar te Barcelona kanë qenë të jashtëzakonshëm për brazilianin dhe për çdo dashamirës të futbollit.

Gjithashtu, ai i ka krijuar kushtet e duhura Leo Messi-t për të marrë vendin e tij te klubi katalanas. Në fakt, braziliani e ka marrë në mbrojtje “Pleshtin” kur ai ka kaluar te skuadra e parë të “Blaugrana”-ve.

Një qëndrim ky që e ka ndihmuar shumë argjentinasin në muajt e parë me Barcelona-n.

Por “Dinho” mund të kishte luajtur me një tjetër klub të madh të Europës në atë periudhë, po të mos kishte qenë për një telefonatë të ardhur në momentet e fundit.

Ronaldinho është transferuar të gjigantët e Spanjës në 2003-in për 30 milionë euro dhe ka qëndruar për pesë vite në “Camp Nou”, duke fituar dy kampionate dhe një Champions League.

Ai ka qenë shumë afër kalimit tek United në atë kohë, por ka zgjedhur në favor të Spanjës. Në vite te fundit të karrierës mund të ishte transferuar te Blackburn, por vendosir të kthehej në Brazil.

Tani, në moshën 38-vjeçare, është kthyer të flasë për mundësinë që kishte për të luajtur në Premier League.

“Kam qenë shumë afër United”, ka thënë ai për revistën “FourFourTwo”.

“Gjithçka është vendosur në 48 orë, por Sandro Rosell më kishte shumë kohë para se të bëhej një ofertë për mua se:

‘Nëse unë bëhem president, a do të vish?’ dhe unë thashë po. Ka qenë vetëm një çështje detajesh me United kur Rosell më mori në telefon dhe më tha se do të fitonte zgjedhjet.

Unë i kisha dhënë fjalën atij dhe gjithçka është mbyllur shumë shpejt”.

“U thashë anglezëve se kisha zgjedhur Barcelona-n.

Ka qenë zgjedhja e duhur. Brazilianët e kanë dashur gjithmonë Barçën. Më mungon shumë Barcelona. Kam kaluar disa sezone fantastike atje, një klub që i do sulmuesit dhe lojtarët e talentuar. Blackburn-i?

Kam folur me ata, por doja të kthehesha në Brazil”.

Leave a Reply

Back to top button