Kristiano Ronaldo, një futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës së Realit të Madritit, ka shpërthyer nda skuadrës së tij duke kritikuar për politikën e drejtuesve në merkato. 32-vjecari theksoi pas disfatës së radhës së “Los Blancos” me Totenhemin në “Uemblei”, se gjatë merkatos së verës nuk janë mbushur boshllëqet pas largimit të disa lojtarëve. Ai shtoi më tej se lojtarët e dëmtuar Dani Carvajal, Gareth Bale, mund të zëvendësoheshin me eksperiencën e Pepes, Jamesit apo të Alvaro Moratas.
“Futbollistët që u larguan kishin shumë potencial, e kam fjalën për Pepen, Moratan dhe Jamesin. Na bënin shumë më të fortë. Skuadra është e forte, por ka shumë të rinj, me më pak eksperiencë se lojtarët që përmenda. Sigurisht që nuk dua të justifikohem, unë jam i kënaqur këtu te Reali dhe mendoj se nuk ka vend për alarm.”- u shpreh portugezi. Ronaldo, në fakt është shumë larg shifrave të tij të zakonshme në këtë fillim sezoni. Pas 10 javëve të para të La Ligas, ku është aktivizuar në vetëm 6 ndeshje për arsye pezullimi, ka shënuar vetëm një gol, pikërisht në fitoren 1-2 në fushën e Getafes.