Bojkoti i autobusëve në Montgomery, ku afro-amerikanët refuzuan të udhëtojnë me autobusët e qytetit në Montgomery, Alabama, për të protestuar kundër segregacionit që gjente shprehje edhe në sediljet e autobusëve, ndodhi nga 5 dhjetoroi 1955 deri në 20 dhjetor 1956, dhe konsiderohet si demonstrimi i parë në shkallë të gjerë kundër segregacionit në SHBA.
Në 1 dhjetor 1955, 4 ditë para se të niste bojkoti, Rosa Parks, një afro-amerikane, refuzoi ti lërë vendin një burri të bardhë në një autobus në Montgomery. Ajo u arrestua dhe u gjobit. Bojkoti i autobusëve publikë nga zezakët në Montgomery nisi ditën e dëgjesës në gjykatë të Rosa Parks dhe zgjati 381 ditë. Gjykata e Lartë e SHBA në fund urdhëroi që Montgomery të integronte sistemin e vet të autobusëve, dhe një prej udhëheqësve të bojkotit, një pastor i ri me emrin Martin Luther King Jr. u shfaq si një udhëheqës i spikatur i lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë…
[real3dflipbook id=”906″] |