Nga “Copëzat më të lashta të letërsisë së botës”
Shkruajtur gjatë dhe pas mbretërimit të Setit II, sundues i Egjiptit nga 1200-1194 para Krishtit, Rrëfim për dy Vëllezër shihet nga shumëkush si shembulli më i hershëm i një përralle. Ndonëse data e saktë e zbulimit të papirusit është e panjohur, ai iu shit Muzeut Britanik në vitin 1857 dhe më pas u përkthye nga shkrimi me hieroglife. Pjesa e parë e historisë ndjek dy vëllezërit, Anubis dhe Bata. Bashkëshortja e Anubit përpiqet të joshë Batan, i cili arrin ta mbajë larg. Më pas, ajo kthehet kundër Batas, duke bërë gjoja si e sëmurë dhe duke pretenduar se ai e ka rrahur, pasi u përpoq ta joshë. Bata largohet, sepse Anubi dëshiron ta vrasë, dhe ai i lutet Zotit Re-Harakhti që ta shpëtojë. Pasi Bata shpreh pafajësinë e tij duke prerë organin e vet gjenital dhe duke e hedhur në lumë, Anubi shkon në shtëpi dhe vret bashkëshorten e tij. Më pas, përmes një procesi të tmerrshëm të vendosjes së zemrës në një pemë dhe duke i kërkuar të shoqes që t’ia presë më dysh, Bata vdes dhe Anubi vjen ta kërkojë. Pjesa e dytë e historisë është shumë e ndryshme nga pikëpamja tematike, duke kaluar në një histori mbretërimi, pasi Bata më vonë ringjallet dhe bëhet Mbret, ndërkohë që Anubi shërben si princ i tij./Bota.al