Bota

Rrëfimi i njërës prej viktimave seksuale: Trump një oktapod, duart e tij më futeshin ngado…

screen-shot-2016-10-13-at-09-43-06Disa gra kanë akuzuar kandidatin republikan për president të SHBAsë, Donald Trump, për sulme seksuale.

Gazeta New York Times ka publikuar një raport që citon Jessica Leeds, nga Nju Jorku, duke thënë se Trump i ka prekur gjinjtë dhe ka bërë përpjekje t’ia fusë dorën nën fund.

Jessica Leeds, tani 74 vjec, nga Manhattan, tha se ajo kishte qenë e ulur ngjitur me Trump në një kabinë të klasit të parë të një fluturim për në Nju Jork, kur ai zgjati duart dhe filloi të prekte. Ajo ishte 38

vjeç në atë kohë.

“Trumpi ishte si një oktapod … duart e tij më futesh kudo – tha ajo – Ishte një sulm seksual”­ ka thene ajo. Leeds ka thënë se rasti ka ndodhur në një fluturim, rreth 30 vjet më parë.

Një tjetër grua, Rachel Crooks nga Ohajo, i ka thënë gazetës se Trump e ka puthur në buzë përkundër dëshirës, në kompleksin Trump Towers në Nju Jork, më 2005.

Në anën tjetër, gazetarja e revistës People ka publikuar një artikull për një incident të vitit 2005, duke thënë se Trump e ka mbështetur për mur dhe se i “ka futur gjuhën në fyt”.

Fushata e Trumpit i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Ato vijnë pak ditë pas daljes në publik të një videoje nga vitit 2005, ku Trump bën komente vulgare për gratë. Trump ka kërkuar falje për këtë incizim.

Leave a Reply

Back to top button