Bota

RREFIMI I PRAPASKENAVE / Mihail Gorbaçov: Mund ta shpëtoja BRSS-në 25 vjet më parë. Por, Jelsini më tradhëtoi…

Screen Shot 2016-03-11 at 10.30.25

Gjithmonë i kthjellët, ndonëse jo shumë i fortë fizikisht, Mihail Gorbaçovi mbështet mbi bastun peshën e viteve dhe humbjeve. Vetëm pak ditë më parë, i pari dhe i fundit president i Bashkimit Sovjetik ka festuar ditëlindjen e 85-të. Një ngjarje jo e zakonshme, në këtë vend ku pak kush arrin në një moshë të tillë. Por mes këngëve dhe dollive të festimeve, nuk vërehej me të vërtetë një klimë feste. Në sfond, e injoruar si një fantazmë, vërtitej kujtimi i një drame që nuk është harruar kurrë. 25 vjet më parë shembej Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. “Kujtime të këqia”, thotë Gorbaçovi, i ulur në poltronën e studios së tij në Moskë, në Leningradskij Prospekt.

Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari në 31 dhjetor të vitit 1991. Por çertifikata e vdekjes u firmos në Bjellorusi, në 8 dhjetor të atij viti, nga presidentët e Rusisë, Ukrainës, Bjellorusisë, Boris Jelsin, Leonid Kravçjuk dhe Stanislav Shushkeviç. Si i kaluat ajo ato orë të fundit të BRSS-së?

U mblodhën në fshehtësi të plotë në shtëpizën e pushimeve në Viskuli, në pyllin e Belozhevit, me një grusht këshilltarësh të besuar, si Egor Gajdar, që më pas u bë Kryeministër. Ishin të mbrojtur nga forcat speciale. Bënë gjithçka me shpejtësi, larg nga sytë e botës. Prej aty nuk i vinin lajme askujt. As mua. E kush do të mund të më informonte, nëse KGB-ja ishte me ta? Ishte një ditë e tmerrshme. Ndonëse nuk kisha…

[real3dflipbook id=”1008″]

Leave a Reply

Back to top button