Covid19

Rregullat e karantinës për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar ‘nuk ia vlejnë’

Zbatimi i një rregulli të detyrueshëm për karantinë për personat që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ia vlen, sipas një ish-ministri të transportit.

Deputetja e Tory, Theresa Villiers tha se industria e udhëtimeve ishte “dëmtuar” dhe kjo masë nuk e ka zvogëluar rrezikun nga Covid-19.

Deri mëtani, asnjë forcë policore në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka konfirmuar vënien e gjobave për njerëzit që shkelin rregullat – dhe Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë dy dënime.

Por Zyra e Brendshme thotë se po sheh “një nivel të lartë pajtueshmërie”.

Që nga 8 qershori, shumica e njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë duhet të shkojnë në karantinë në një adresë të dakorduar për 14 ditë. Nëse nuk e respektojnë, atëherë ata mund të gjobiten me 1.000 £.

 

Leave a Reply

Back to top button