Nga William J.Perry “Huffingtonpost.com”
Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA kishte një forcë të fuqishme armësh bërthamore, me më shumë se 10.000 mbushje strategjike, të vendosura në një të ashtuquajtur treshe:raketa balistike, nëndetëset bërthamore dhe avionët bombardues të përshtatur për këtë detyrë. Edhe me vlerësimet me konservatore, ajo ishte e mjatueshëm e fuqishme për ta shkatërruar disa herë Bashkimin Sovjetik.
Pra konsiderohet se qe një pengesë e sigurtë, ndaj një sulmi bërthamor kundër Amerikës. Por ruajtja e kësaj forcë të fuqishme parandaluese, kishte ndërkohë edhe rreziqet e veta. Ekzistonte një kërcënim i vazhdueshëm i një lufte bërthamore, për shkak të një përllogaritje të gabuar (siç pothuajse ndodhi gjatë krizës së raketave kubane), ose aksidentalisht (ne patëm 3 alarme të rreme gjatë të cilave kam qenë vetë dëshmitar, dhe nuk e di se sa të tilla mund të kenë ndodhur në Bashkimin Sovjetik).
Çdo luftë e tillë bërthamore, sido që të fillonte, mund të sillte fundin e qytetërimit tonë. Por, ne besonim asokohe se qe e nevojshme t’i merrnim parasysh ato rreziqe, për shkak të kërcënimeve që vinin nga sovjetikët. Kur Lufta e Ftohtë përfundoi, dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë, mua mu dukt se nuk ishte më e nevojshme për t’u përballur me këto rreziqe të tmerrshme.
[real3dflipbook id=”871″] |