Magazine

RREZIKU I PADUKSHEM / Më të sinqertë me celularin, sesa me mjekun

Celularët nuk kufizohen për të na mbajtur në kontakt me pjesën tjetër të botës, por janë edhe ditarë të sekreteve tona më intime

Screen Shot 2016-06-30 at 12.42.45

Nga fundi i viteve Gjashtëdhjetë Martha McClintock, një doktorante në Psikologji në Wellesley College të shtetit Massachusetts, vërejti një fakt interesant: gratë që kalonin shumë kohë bashkë tentonin që t’i kishin menstruacionet pakashumë në të njëtën kohë. Hipotezoi se trupat, gjatë menstruacioneve, në një farë mënyre mund të influenconin njëri tjetrin, por ky ishte vetëm një dyshim. Atëhere u kërkoi 135 shoqeve të shkollës që të monitoronin ciklin e tyre. për 3 herë gjatë po këtij viti u bëri me dije se kur kishte filluar dhe cilat kishin frekuentuar shumë. Fillimisht u duk se McClintock e kishte parë drejt: grupet e mikeshave shumë të ngushta zakonisht e nisnin ciklin bashkë. Fenomeni i sinkronisë menstruale u mbiquajt “efekti McClintock” dhe punimi i studiueses u lavdërua si një prej studimeve të para të rëndësishme në gjendje që të demonstrojë se kimia e një trupi njerëzor mund të shkaktojë reaksione në një tjetër. Por riprodhimi i rezultateve të McClintock ka rezultuar i vështirë.

Sot komuniteti shkencor mendon se ciklet menstruale nuk sinkronizohen, një pohim që gjithkujt që ka patur menstruacione i tingëllon fals. Unë dhe miket e mia bëjmë shaka me faktin që tonat duket të sinkronizohen edhe në dixhital, falë kontaktit konstant nëpërmjet iMessage, Snapchat dhe Twitter. Karakteri i pazgjidhshëm i kërkimeve të McClintock, të bëra më shumë se 50 vite më parë, nxjerr në dritë mungesën e transparencës që vazhdon të rrethojë shëndetin e grave. Akoma sot për një grua është e vështirë të kuptojë se çfarë është normale dhe çfarë jo. Kur flasim për trupin tonë, unë dhe miket e mia i konfrontojmë mendimet e mjekëve tanë, që na të duken të gjithë lehtësisht ndryshe. I sinjalizojmë njëra tjetrës rrezikun e sëmundjeve si fibroma uterine dhe tregojnë paudhësitë respective me kontraceptivët e ndryshëm. Rreth funksioneve unike (nganjëherë edhe të veçanta) të trupit femëror duket se ekziston akoma një ndjenjë moralizmi e përzier me injorancë, gjë që është absurd po të mendohet se gjysma e botës përbëhet nga gra.

Por gjatë viteve të fundit teknologjia na ka dhënë mua dhe shumë njerëzve të tjerë mundësinë që të mbledhim një sasi të pabesueshme informacionesh rreth zakoneve dhe mirëqënies personale. Celularët nuk kufizohen vetëm për të na mbajtur në kontakt me botën: janë edhe ditarë, rrëfyesorë, mbajtës të sekreteve tona më intime. Që pastaj është edhe motivi për të cilin kërkimi po e kap në ajët mundësinë për të punuar me masën e të dhënave që gjenerojmë, me shpresën që të përmbajnë përgjigje pyetjeve të cilat mjekësia i ka nënvlerësuar apo injoruar.

Simptoma të çuditshme në Google

Në mars të këtij viti jam ndodhur në një sallë konferencash me Jasmine McDonald, asistente pranë Mailman School of Public Health të Columbia University të New York, dhe Lauren Houghton, kërkuese pranë të njëjtit universitet. Këto shkencëtare, që janë midis 30 dhe 40 vjeçëve, po studiojnë ndryshimet puberale tek adoleshentët dhe në mënyrë të veçantë korelacionin midis aspekteve të caktuara të ciklit menstrual dhe shfaqjes së disa patologjive në moshë më të shtyrë. Për McDonald dhe Houghton mbledhja të dhënave ka qenë gjithmonë problem. Deri pak kohë më parë përdoreshin pyetësorë në letër dhe kalendarë, por adoleshentet i kujtonin të dhënat në mënyrë konfuze. Një ditë McDonald dhe Houghton i kanë kërkuar një stazhiere gjimnaziste se në çfarë mënyrë e rregullonte ciklin menstrual të saj. “Me aplikacione”, ju përgjigj ajo, duke folur në veçanti për një të tillë të quajtur Clue. Të dy studiueset kanë mbetur fillimisht të habitura, por më pas janë frymëzuar. Po sigurisht: t’u kërkosh adoleshenteve të përdorin një kalendar letër është sikur t’u japësh detyra shtëpie. Në letër, shënimet bëheshin pashmangshmërisht në minutën e fundit dhe në mënyrë të keqe. Ishte më me kuptim të përdorej një aplikacion, sidomos nëse ishte tashmë i disponueshëm.

Kërkueset kanë zbuluar kështi se të dhënar e grumbulluara nëpërmjet aplikacionit Clue qenë shumë më të detajuara dhe shumë më të sakta. “Shumë më tepër të ngjashme me një përfaqësim në kohë reale”, vëren McDonald. Shpresa e tyre është se tek të rinjtë pjesëmarrës rezulton më e lehtë që t’ua besojnë çështjet intime të shëndetit – një periudhë depresioni, ndonjë dalje e papëlqyeshme gjaku, shqetësime zorrësh – një aplikacioni anonim sesa një mjeku. Dhe gjëja ka të bëjë jo vetëm me adoleshentët. Pjesa më e madhe e jona tenton që të jetë më e sinqertë me celularin sesa me një profesionist apo me ksuhërinjtë dhe miqtë tanë. Kërkojmë në Google smptoma të habitshme dhe pyetje poshtëruese me të njëjtën shkathtësi me të cilën kërkojmë emrin e një aktori që na duket se e kemi parë tashmë. Për shumë prej nesh, smartfonët janë bërë një zgjerim i trurit: atyre u besojmë funksione konjitive bazë si kujtesa dhe për këtë arsye celularët thithin më shumë informacione nga ajo që besojmë. Kur i japim këto informacione në mënyrë vullnetare, efekti amplifikohet. Të dyja shkencëtaret theksojnë se aplikacioni i përdorur nga adoleshentët me të cilët kanë punuar u ka hapur mundësi të pafundme për kërkimet e tyre, për faktin që u ofron mundësinë që të rimendojnë – dhe potencialisht të tejkalojnë – mënyrën me të cilën studiohet shëndeti i grave. “Besojmë se dijmë sesi funksionin cikli menstrual, pasi e vëzhgojmë prej dekadash”, thotë Houghton, “por mbetet ende shumë për t’u studiuar”.

Aplikacioni Clue nuk kufizohet që të regjistrojë vetëm datat e nisjes së ciklit. Mund të grumbullojë të dhëna edhe mbi flukset e gjakut, tipologjitë e dhimbjeve, nivelin e energjisë dhe aktivitetin seksual, duke u mundësuar kërkuesve që t’ia nënshtrojnë kredencat popullore provës së rregullit shkencor. Dhe shëndeti i grave nuk është aspekti i vetëm në të cilin grumbullimi i të dhënave nëpërmjet aplikacioneve po hap fronte kërkimi të reja. Grindr, një aplikacion për takimet që kanë të bëjnë me personat gei, kryen rëndom sondazhe midis përdoruesve të tij lidhur me çështje të ndryshme që janë të lidhura me shëndetin, si profilaksia parakespozuese (PrEP), një terapi farmakologjike e përdorur për të shmangur transmetimin e virusit HIV. Dhjetorin e kaluar, në bashkëpunim me AIDS Foudnation of San Francisco, Grindr ka grumbulluar informacione lidhur me PrEP-në midis përdoruesve vullnetarë të tij. Studimi ka zbuluar disa të dhëna të habitshme, edhe pse shqetësuese. Shumë përdorues, megjithëse të interesuar për terapinë. Nuk mund t’u drejtoheshin mjekëve apo konsulentëve të ndjeshëm ndaj çështjeve LGBT. Të tjerë i gjenin këta ilaçe thjesht tepër të kushtueshëm.

Ida Tin, një prej themeluesve të aplikacionit Clue, shpreson se në të ardhmen aplikacioni mund të realizojë studime të pavarura, t’ia botojë rezultatet dhe t’i rifusë në aplikacion. Për shembull, Clue mund t’u këshillojë përdoruesve që kanë cikle menstruale shumë të çrregullta që të shikojnë me mjekun e tyre eventualitetin e një syndrome të ovares policistike (por shpesh shumë e vështirë në individualizim) që mund të kontribuojë në obezitet, diabet, tension gjaku të lartë dhe kardiopati. Trupi im është bërë vërtet i kuptueshëm, diçka familjar, jo i huaj, vetëm pas 20 vjeçëve, kur një shoqe më ka treguar për aplikacionin që minotroron ciklin. Në fillim isha skeptike, por fakti që aplikacionet qenë të mbrojtur nga fjalëkalimet më ka dhënë sigurinë e nevojshme për të treguar me sinqeritet sesi ndjehesha dhe nëse kisha shkuar në shtrat me ndonjë. Pak muaj më pas, aplikacionet nuk qenë më një magazinë e thjeshtë e fakteve të përditshme: janë bërë një hartë e kuptueshme e trupit tim. Cikli ka pushuar së më kapuri papritmas dhe me kohë kam mësuar që ta vë rakordoj ecurinë e saj me oshilacionet e humorit, të oreksit, të energjisë dhe të jetës seksuale, duke rregulluar për pasojë zakonet e mia.

Sot kam vite të tëra të dhënash për ciklin tim dhe një ide të saktë sesi funksionin trupi im: kur është më probabël që të kem ngërçe dhe dhimbje në gjinj, kur është rasti që most ë bëj seancë joge dhe të mos dal në mbrëmje sepse kam nevojë që të flej më shumë. Fillimisht mjekët kanë qenë gjithmonë të paqartë, duke më dhënë përshtypjen se funksionet e trupit tim qenë shumë misterioze, kur në realitet variojnë thjesht nga njeriu në njeri dhe janë lehtësisht të kuptueshëm me ndihmën e një softueri.

Duke u komunikuar këtyre aplikacioneve edhe detajet më të vogla, i bëjmë jashtëzakonisht të çmuara. Por edhe potencialisht të rrezikshëm, pasi informacionet tona më delikate mund të përfundojnë në duart e gabuara. Clue shpesh ka reklamuar siguri absolute të shërbimit të tij dhe unë i besoj, njëlloj si në të kaluarën i kam besuar eBay, Snapchat dhe Evernote kur kanë thënë se shërbimet e tyre qenë të sigurta. Në fund, të tri aplikacionet janë hakeruar. Këto kohëra inflitrimet informatike janë të pashmangshëm, gjë që nxjerr një dilemë të pazgjidhshme. Konkluzioni i vetëm në të cilin kam arritur është se duhet ta vlerësojmë raportin tone me softuerët apo me dispozitivët e rinj rast pas rasti, duke ju llogaritur pro-të dhe kundrat. Midis aspekteve positive të Clue është ky: McDonald, Houghton dhe Tin janë të bindura se do të zgjidhin debatin lidhur me kërkimet e McClintock.

(Jenna Wortham është një gazetare e “New York Times” dhe merret me kulturë dixhitale dhe teknologji. Bashkëpunon me revistën “live” Pop-Up Magazine, që organizon performance gazetarie në disa qytete të Shteteve të Bashkuara)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button