Tregjet europiane, turke dhe ruse pësuan një rënie, pas konfirmimit se Turqia kishte rrëzuar një avion rus pranë kufirit të saj me Sirinë, si dhe kërcënimeve të Moskës për “pasoja serioze” për Turqinë.
Bursa e Stambollit ra me pothuaj 4 % pasi presidenti rus, Vladimir Putin e quajti veprimin e Ankarasë një “thikë pas shpine, nga bashkëpunëtorë të terroristëve”. Ai paralajmëroi Turqinë për pasoja serioze.
Bursa ruse pësoi gjithashtu rënie pas lajmeve nga Siria. Deri në 6 të pasdites, indeksi MICEX ra me 3.30 përqind, ndërkohë që indeksi RTS ra me 3.56%.
Kriza preku edhe bursat europiane. FTSE e Londrës pësoi rënie me 1.19 përqind. Tregjet në Francë dhe Gjermani po humbisnin 1.90 dhe 1.42%, respektivisht. /Bota.al