Avioni u rrëzua mbi Detin mesdhe, thotë François Hollande
Airbusi A320 po udhëtonte nga Parisi për në Kairo
Avioni kishte 56 pasagjerë, 10 pjesëtarë të ekuipazhit
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë thotë se avioni ra nga 6700 metra
Prokurorët në Paris nisin hetimet për rrëzimin
Autoritetet greke dhe egjiptiane nisin operacionet e kërkimit për mbetjet e avionit
Shaku i rrëzimit mbetet i pakonfirmuar.
Avioni u zhduk nga radarët në orën 2:45 me orën lokale.
Avioni u zhduk 16 km pas hyrjes në hapësirën egjiptiane, 280 km në veri të bregdetit egjiptian.
Avioni mori një kthesë 90 gradë majtas dhe më pas një kthesë 360 gradë përpara se të humbte 6700 metra lartësi.
Për momentin asnjë teori nuk përjashtohet.
Nga avioni nuk pati asnjë lloj sinjali alarmi. /bota.al