Bota

Rreziqet dhe pasojat e aleancës “jo të shenjtë” midis Kinës dhe Rusisë

Nga Douglas E. Schoen

“The Hill

Ndërsa Rusia po vazhdon të grumbullojë trupa dhe armatime në kufi me Ukrainën – një pushtim është përshkruar si i pashmangshëm nga Shtetet e Bashkuara – një partneritet i ngushtë dhe shumë shqetësues është shfaqur midis dy udhëheqësve autoritarë:presidentit rusVladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping.  

Të dy udhëheqësit u takuan në Pekin më datën 4 shkurt, duke shënuar shfaqjen më të spikatur të unitetit midis Rusisë dhe Kinës ndër dekadat e fundit. Samiti çoi në lëshimin e një deklarate të përbashkët të gjatë, e cila sinjalizoi një afërsi të re midis dy vendeve që ata drejtojnë, kritikonte Shtetet e Bashkuara, dhe bëri thirrje për një rishpërndarje të pushtetit nëskenën botërore”.  

Edhe pse Rusia dhe Kina vazhdojnë të kenë interesa të ndryshme ekonomike, gjeopolitike dhe në fushën e sigurisë, partneriteti i ri midis Putinit dhe Xi-së, tregon se ata shohin një shans të paprecedentë për të ndërtuar një rend të ri botëror, në të cilin supremacia globale e Amerikës është e zvogëluar, dhe ku boshllëkun mund ta mbushin qeveritë autokratike.  

fakt, marrëdhënia PutinXi përshkruhet shumë saktë si një aleancë autokracish,  siç shprehet edhe Steven Lee Myers, shefi i zyrës së The New York Times në Pekin. Në këtë kuptim, të dy liderët i bashkon përbuzja e tyre e përbashkët për të drejtat dhe liritë e njeriut, shpërfillja e zgjedhjeve të ndershme, dhe kundërshtimi i të gjitha kombeve që kanë të drejtë vetëvendosin.  

Që të dy ata ta besojnë se si fuqi botërore, Rusia dhe Kina, duhet të jenë në gjendje të destabilizojnë dhe të vënë nën kontrollin e tyre vende më të dobëta, të cilat ata i konsiderojnë të jenë brenda sferës së tyre të ndikimit, Ukraina për Rusinë dhe Tajvani për Kinën.

Rrjedhimisht, ky partneritet i lulëzuar midis dy prej autokracive më të fuqishme, përbën një kërcënim aktiv në rritje për ekonominë botërore, qëndrueshmërinë e vlerave demokratike në mbarë globin, dhe për të drejtat e njeriut kudo në glob.  

Prandaj, kriza aktuale Rusi-Ukrainë është thjesht një betejë brenda një lufte më të madhe globale që është tashmë në zhvillim:lufta midis demokracisë dhe autokracisë. Mjerisht, Shtetet e Bashkuara dikur një flamurtare e demokracisë është përfshirë prej vitesh në këtë luftë në mënyrë pasive dhe jo aktive.  

Politika e jashtme izolacioniste e administratës Trump, i dëmtoi marrëdhëniet  tona me aleatët tanë në NATO-s, partneritete këto që janë jetike për ruajtjen e demokracisë globale. Ndërkohë, nderimi që shfaqte edhe publikisht Donald Trump për Putinin, dhe paaftësia e tij për ta pranuar se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të viit 2016, krijoi ndarje të brendshme, dhe nga jashtë krijoi përshtypjen se demokracia e Amerikës ishte në rënie.

Dhe pas tërheqjes kaotike të forcave amerikane nga Afganistani nga administrata Biden, kundërshtarët tanë e përdorën atë dështim të turpshëm për ta paraqitur Amerikën si një partnere ndërkombëtare të dobët dhe jo të besueshme, si dhe për t’i diskredituar përpjekjet tona për ta përhapur demokracinë në nivel global.

Sigurisht, kjo zbehje e pozitës dominuese të Amerikës në skenën ndërkombëtare, i ka inkurajuar udhëheqësit autoritarë si Putin dhe Xi që ta zgjerojnë ndikimin e tyre. Dhe tani Rusinë është në prag të pushtimit të Ukrainës, ndërsa Kina po shfaq një qëndrim më agresiv ndaj Tajvanit dhe Hong Kongut.

Për më tepër, të dyja fuqitë botërore e perceptojnë aktualisht Amerikën aq të dobët, sa që kanë krijuar atë që është në fakt një aleancë anti-perëndimore dhe anti-amerikane. Është e qartë se partneriteti Rusi-Kinë, për të cilin kam shkruar gjerësisht në 2 libra Aksi Rusi-Kinë:Lufta e Re e Ftohtë dhe kriza e Amerikës dhe Fundi i Demokracisë? Rusia dhe Kina në ngritje, Amerika në tërheqje”, kërkon një përfshirje shumë më aktive dhe më të fortë nga SHBA-ja në mbrojtjen e demokracisë në Azi, në Evropë dhe në mbarë botën.  

Dhe kjo duhet të fillojë me tregimin nga presidenti Biden, të një qëndrimi më vendimtar dhe më të fuqishëm në mbrojtje Ukrainës. Presidenti amerikan ka thënë publikisht se nuk do të ketë asnjë forcë amerikane që do të vendoset në Ukrainë, për të mbrojtur sovranitetin e vendit, ndërsa ka sugjeruar herët se një inkursion i vogël rus në Ukrainë” mund të mos provokojë një kundërpërgjigje aq të fortë nga ana e Perëndimit.  

Llogaritjet politike presidentit, synojnë të jenë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për premtimin e dërgimit forcave amerikane jashtë vendit, kjo duke pasur parasysh poshtërimin e brendshëm dhe ndërkombëtar me të cilin ai u përball pas dështimit në Afganistan.  

Duke u zotuar se do të dërgojë trupa vetëm në vendet përreth anëtare të NATO-s por jo në Ukrainë Biden po i thotë Putinit se SHBA-ja, si udhëheqëse e NATO-s, nuk do të përfshihet ushtarakisht përtej kufijve të NATO-s. Thënë ndryshe, Biden po i jep Putinit sigurinë që atij i nevojitet për të pushtuar Ukrainën, dhe për të vazhduar zgjerimin e sferës ruse të ndikimit në rajon.  

Njëkohësisht, Biden po ia bën të qartë presidentit kinez Xi Jingping, se SHBA-ja nuk do t’ivinë mbrojtje të Tajvanit në aspektin ushtarak. Edhe pse në mënyrë retorike Biden ka premtuar mbështetje për Tajvanin, nëse Kina kontinentale do të vazhdojë me veprimet e sajagresive në Detin e Kinës Jugore dhe afër hapësirës ajrore të Tajvanit.  

Deri më tani, administrata Biden nuk ka artikuluar një planveprimi për t’iu kundërvënë Kinës. Retorika në dukje e ashpër e presidentit amerikan – mbi agresionin e Partisë Komuniste Kineze ndaj Tajvanit, veprimet e saj jodemokratike për të shtypur opozitën në Hong Kong dhe abuzimet me të drejtat të njeriut nuk janë përballur me masa ndëshkimore që janë në përputhje me këto shkelje.  

Megjithatë, është pozitiv fakti që aeroplanmbajtëset amerikane hynë më 23 janar në Detin e Kinës Jugore, për të filluar operacionet që synojnë forcimin e gatishmërisë luftarake detare, pikërisht në kohën e tensioneve të rritura midis Tajvanit dhe Kinës kontinentale.  

Thënë kjo, sidomos pas tërheqjes së dështuar të trupave amerikane nga Afganistani, nëse Rusia e pushton Ukrainën në çfarëdolloj shkalle, dhe SHBA-ja nuk kundërpërgjigjet nëmënyrë të fuqishme dhe mjaftueshëm vendimtare, Partia Komuniste Kineze do të inkurajohet të ndërmarrë veprime agresive kundër Tajvanit.  

Ndërkohë, nëse Tajvani mendon se Shtetet e Bashkuara – mbështetësi kryesor dhe i palëkundur i pavarësisë së ishullit – është një partner ndërkombëtar jo i besueshëm, vendi ishullor mund të jetë më i gatshëm të pranojë nga frika kushtet e sundimit nga ana e Kinës kontinentale.  

Tek e fundit, SHBA-ja duhet të fillojë të zhvillojë një mbrojtje më të fuqishme të vlerave demokratike në Ukrainë, Tajvan dhe në mbarë botën. Në këtë luftë – pra në luftën midis demokracisë kundër autokracisë në lojë është rendi botëror, liria dhe të drejtat e njeriut kudonë planet.  

Shënim: Douglas E.Schoen, konsulent politik, ka qenë këshilltar i ish-presidentit Bill Clinton,dhe në fushatën presidenciale të vitit 2020 i kandidatit demokrat Michael Bloomberg.

Back to top button