Nga Colin Geraghty
“Brookings Institute”
Sulmet e 13 nëntorit në Paris tronditën kombin francez, më shumë se ndonjë tjetër para tij, duke përfshirë edhe sulmet e 7 janarit 2015 ndaj redaksisë së revistës ‘Charlie Hebdo’. Për shkak të natyrës së tyre të koordinuar dhe synimeve kundër qytetarëve të rastit, sulmet e fundit krijuan një rend të ri të punëve në Francë.
Pavarësisht se shfaqjet e solidaritetit nga qytetarët francezë dhe vendosmëria e tyre për të ripohuar gëzimin për të jetuar janë të admirueshme, vendimet e qeverisë rrezikojnë të sabotojnë sigurinë afatgjatë, duke u cilësuar në rastin më të mirë të paefektshme dhe në atë më të keq kundërproduktive.
Udhëheqësit e Francës, janë duke e udhëhequr Republikën drejt një rruge të rrezikshme, duke u mbështetur në markën e saj të veçantë të laicizmit – në të cilin shteti merr prioritet absolut mbi fenë – dhe tek tradita e një qeverie të fortë e të centralizuar…