Bota

Rreziqet e një ushtrie të Bashkimit Evropian. “Frankenshtajni” që s’do mund të komandohet

Screen Shot 2016-01-02 at 14.24.34

Nga Adriel Kasonta

Poeti francez Pol Valeri vërente në vitin 1927, se “Evropa aspiron të qeveriset nga një komision amerikan”. Ndonëse mund të biem dakord, se ka qenë ky qëllimi kryesor i Evropës pas Luftës së Parë Botërore, elitat intelektuale në kontinentin e vjetër, gradualisht u ngopën me jetën nën hijen e Amerikës, evropianët filluan të besojnë se e vetmja mënyrë për të parandaluar rënien dhe rifitimin e një roli udhëheqës në skenën botërore, ishte të krijoheshin Shtetet e Bashkuara të Europës.

Në 25 qershor 1950, Koreja e Jugut u pushtua nga fqinji i saj verior, një akt që Perëndimi e perceptoi si një shenjë paralajmëruese të mundshme, të një sulmi sovjetik në Evropën Perëndimore. Në dritën e këtij kërcënimi, Shtetet e Bashkuara filluan të mendojnë për vendosjen e trupave në Gjermaninë Perëndimore.

Por jo shumë liderë evropianë qenë të kënaqur me idenë e parë e riarmatosjes së Evropës. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman bëri të qartë gjatë debatit në parlamentin francez mbi Traktatin e Atlantikut të Veriut, se Gjermania Perëndimore duhet të mbetet e paarmatosur…

[real3dflipbook id=”785″]

 


 

Leave a Reply

Back to top button