Bota

Rrëzohet avioni rus pak pasi ishte shkëputur nga aeroporti i Sirisë

Dy-vendëshi Sukhoi-30SM rrëzohet pas ngritjes nga baza ajrore Khmeimim në krahinën e Latakias.

Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar në Siri, duke vrarë në vend dy anëtarët e ekuipazhit të tij.

Ushtria ruse tha se avioni dy-vendësh Sukhoi-30SM, u rrëzua të enjten në mëngjes pak minuta pas ngritjes nga  aeroporti Khmeimim në provincën Latakia.

Ministria e mbrojtjes në Moskë tha  se dy anëtarët e ekuipazhit kishin tentuar më kot të shpëtonin avionin deri në momentin e fundit.

“Sipas informacioneve paraprake, arsyeja për katastrofën e avionit mund të kenë qenë zogjtë që hyjnë në motor”, tha agjencia e lajmeve RIA. “Aeroplani nuk u godit nga ndonjë armë apo raketë”.

Sukhoi-30SM është një nga avionët luftëtar më të përparuar të Rusisë që e ka kryer fluturimin e tij të parë në vitin 2012. Ai është përdorur në Siri për të nisur raketa ajrore nga Toka mbi grupet e rebelëve dhe për të shoqëruar avionët sulmues e bombarduesit strategjik.

Humbja më e fundit  ushtarake ndodhi kur një avion transporti u rrëzua në ulje mbi aeroportin Khmeimim në mars, duke vrarë gjithsej 39 vetë në bord.

Shtetasit rusë raportohen gjithashtu se shërbejnë si mercenarë të paguar në Siri dhe marrin misione të rrezikshme që shpesh shkaktojnë viktima./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button