Bota

Rritja e Le Penit në sondazhe, njësoj si ajo e Trumpit vitin e kaluar

Një ditë para se Franca të drejtohet zyrtarisht në kutitë e votimit, për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidatja Marine Le Pen, e cila e ka ndërtuar fushatën e saj mbi zemërimin populist që ndihmoi Presidentin Trump të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, është duke parë një rritje të ngjashme në mbështetjen popullore.

Një sondazh i opinionit publik të realizuar të premten nga Odoxa, e nxjerr atë pothuaj kokë më kokë me kandidatin e qendrës Emmanuel Macron, një kërcim ky, në krahasim me javën e kaluar. Analistët theksojnë se sulmi i fundit në Paris, i cili vrau një oficer policie dhe la tre të tjerë të plagosur të enjten, mund të ketë kontribuar në rritjen e mbështetjes për Le Penin.

Megjithatë, gara nuk është aspak e vendosur. Deri një e tretan e votuesve nuk e ka vendosur se cilin kandidat do të votojë, shkruan Njuzuik. Presidenti Trump tha se besonte se sulmi i Champs-Elysees do të ndihmonte Le Penin, ndërsa ish-presidenti Barak Obama i ofroi Macronit urimet e tij më të mira, në një telefonatë të enjten. Edhe Trumpi, edhe Obama nuk ofruan një mbështetje të plotë politike për kandidatët.

Qendrat e votimit u hapën sot në territoret franceze jashtë vendit që votojnë të parët. Njuzuik shkruan se shumë votues anembanë Francës janë të prirur drejt Le Pen-it, gjë kjo shumë e ngjashme me atë që ndodhi në Amerikë me Trumpin, atje ku shumë votues dhe mbështetës të pavendosur u përpoqën të ruajnë profil të ulët e të mos e shprehin preferencën e tyre deri në fund. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button