Ndeshja e parë e Botërorit Brazil 2014, ku protagonist ka qenë arbitri japonez, Yuichi Nishimuraja, i cili u dha një karton të kuq kroatëve dhe një penallti mikpritësit të Botërorit, kurse anuloi një gol të pastër të Kroacisë, është komentuar mjaft nga mediat botërore.
Arbitri japonez është bërë menjëherë temë e rrjeteve sociale. Pasi ai duket si i hutuar në momentin që dha kartonin e kuq për lojtarin kroat. Disa media angleze mendojnë se ai ishte hutuar nga një tifoze.
“Arbitri i ndeshjes Brazil – Kroaci ka qenë i hutuar nga tifozet braziliane. Disa prej tyre kanë ekspozuar gjoksin në publikë, arbitri japonez Yuichi Nishimura më sa duket e joshi bukuria braziliane”, kështu shkruajnë mediat e huaja.
Në fotot e publikuara në internet tregohet një tifoze, e cila ka nxjerrë gjoksin e saj gjatë ndeshjes dhe sigurisht japonezi ka qenë paksa i hutuar në vendimet e tij. /shekulli/