Çfarë lloj objektesh kontrollon Shteti Islamik? Si e rafinojnë, transportojnë dhe shesin naftën? Çfarë po bën koalicioni i udhëhequr nga SHBA, për ta ndaluar këtë tregti? Për sa para bëhet fjalë? A janë të përfshirë zyrtarët turq?
Nga Nabih Bulos
“Los Angeles Times”
Rusia ka akuzuar Turqinë dhe presidentin e saj, Rexhep Taip Erdogan, se po bashkëpunon me grupin militant të Shtetit Islamik mbi tregtinë e paligjshme të naftës, në një shkallë industriale. Këto akuza, përpos përshkallëzimit të tensioneve midis dy vendeve, nxorrën në pah rëndësinë që grupi militant ka si një ndërmjetës i rëndësishëm i naftës në Sirinë e shkatërruar nga lufta, dhe zonat kaotike lindore të Irakut.
Ekspertët vlerësojnë, se Shteti Islamik kontrollon aktualisht thuajse dy të tretat e kapacitetit të prodhimit të naftës në Sirisë, duke siguruar një burim thelbësor të ardhurash për të ushqyer makinerinë e saj të luftës. Por, deri në çfarë mase mundet ISIS-i të operojë me fushat e naftës dhe të nxjerrë produktet e saj në treg?