Sport

Rud Gulit: Krujfi “futi në hartë” futbollin holandez

gulitIsh futbollisti i kombëtares së Holandës, Rud Gulit i ka thurur lavde Johan Krujfit, i cili ndërroi jetë sot. Rud Gulit thotë se Johan Krujfi kishte meritën që “futi në hartë futbollin holandez”.

Krujfi ndërroi jetë nga kanceri në moshën 68 vjeç, pas një karriere të mrekullueshme si futbollist dhe trainer, kryesisht tek Ajaksi dhe Barcelona.

Guliti ka luajtur në krah të Krujfit kur ishte shumë i ri tek Fejnordi dhe thotë se ka qenë Krujfi mësuesi i tij në fushë.

“Jam i tronditur”, tha ai. “mendoja se po përmirësohej. Holanda ka humbur një fytyrë në botë. Ai ishte që futi në hartë futbollin tonë. Krujfi ka qenë vendimtar për karrierën time”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button