Bota

Rudi Xhuliani: Hilari Klintoni mund të konsiderohet një prej themelueseve të ISIS-it

Screen Shot 2016-03-25 at 10.57.46Ish Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani tha të mërkurën se Hilari Klintoni “mund të konsiderohet një themeluese e ISIS”, sepse ajo ishte Sekretare Shteti gjatë tërheqjes së administratës Obama nga Iraku. Xhuliani, një republikan, i bëri këto kritika të forta në një intervistë për “The O’Reilly Factor” në Fox Neës. Ai nxitoi ta lidhë Klintonin me ato që i shihte si dështime të reagimit të administratës ndaj ISIS.

“Ajo kishte shansin e saj të grumbullonte njerëzit kundër ISIS – ajo ndihmoi në krijimin e ISIS. Hilari Klinton mund të konsiderohet një themeluese e ISIS”.

Më tej, Xhuliani dha një shpjegim të arsyetimit të tij. “Duke qenë pjesë e administratës që u tërhoq nga Iraku. Duke qenë pjesë e një administrate që lejoi kryeministrin iraken al Maliki ta rrënonte Irakun dhe duke i detyruar shiitët të zgjidhnin ekstremizmin. Duke mos ndërhyrë në kohën e duhur në Siri. Duke qenë pjesë e një administrate që hoqi 12 vija në rërë dhe më pas u tall”, tha Xhuliani./bota.al

Leave a Reply

Back to top button