Rumania është një prej vendeve europiane, që është më shumë i orientuar drejt projektit gjeopolitik atlantist. Pavarësisht se populli i saj ka është në shumicën dërrmuese i besimit fetar kristian-ortodoks, elitat e tij ndjekin një linjë “pro BE” dhe proamerikane. Arsyeja është shumë e thjeshtë: bëhet fjalë për një vend, në të cilin elitat dhe shoqëria civile janë krejtësisht të “plazmuara” nga OJF të Shteteve të Bashkuara dhe në veçanti, të George Sorosit. Historia e Rumanisë meriton vëmendje, pasi është ekzemplare dhe tregon sesi funksionojnë metodat e ekspansionit dhe konsolidimit të dominimit neoliberist perëndimor.
Si ka nisur gjithçka
Në fillimin e viteve Tetëdhjetë, George Sorosi ka nisur të financojë grupe të rezistencës dhe opozitarë të veçantë në regjimet komuniste të Europës Lindore, që avanconin idetë e organizatës kryesore të tij, të quajtur “Open Society”. Në vitin 1979, “Open Society” penetroi në Europën Lindore (në vendet komuniste), në atë Qendrore dhe në shumë vende të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Në vitin 1992, Sorosi themeloi në Budapest të Hungarisë Universitetin e Europës Qendrore, për të formuar kuadro të ardhur nga e gjithë Europa Lindore dhe nga ish-Bashkimi Sovjetik, midis të cilëve pikërisht Rumania. Zyrtarisht, George Sorosi është interesuar për “punët e brendshme” …