Bota

Rusët 2000 euro çdo influencuesi francez në rrjetet sociale, për të denigruar vaksinën Pfizer

Nga Otto Lanzavecchia

Në Francë ka shpërthyer skandali i influencuesve lokalë në mediat sociale, të kontaktuar nga personalitete misterioze me një ofertë konkrete:denigroni publikisht vaksinën antiCovid të kompanive Pfizer/BioNTech në këmbim të 2 mijë eurove.

Ishin vetë influencuesit që treguan publikisht propozimi për “bashkëpunim” të ardhur nga një klient “me një buxhet shumë të madh”, i cili preferon që të mbetet anonim dhe ta mbajë të fshehtë marrëveshjen.

Që të gjithë ata (plus influencuesin gjerman, Mirko Drotschmann, të cilit iu bë një ofertë e njëjtë) drejtojnë kanale aktive në rrjetet sociale në fushën e shkencës dhe shëndetit, duke pasur me qindra e mijëra dhe ndonjëherë miliona ndjekës.

Këtyre “personaliteteve” të botës së internetit,iu kërkua t’u transmetonin ndjekësve të tyre disa mesazhe ku thuhej se “shkalla e vdekshmërisë nga vaksina e Pfizer është thuajse 3 herë më e lartë sesa ajo e AstraZeneca”, apo të përhapnin idenë se “mediat kryesore e injorojnë qëllimisht këtë fakt, dhe se ju vetë keni vendosur ta ndani atë informacion me ndjekësit tuaj”.

Ndërkohë këtyre influencuesve iu kërkua të shtronin edhe pyetje të tipit “Pse disa qeveri blejnë vazhdimisht vaksinat e Pfizer, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve?” Dhe që të gjitha këto ishin të shoqëruara me kërkesën për ta paraqitur materialin sikur të ishte mendimi i tyre i pavarur.

Punonjësit e një kompanie të quajtur “Fazze”, me qendër në Londër, kanë vepruar si pika e kontaktit midis “klientit” dhe influencuesve në rrjet. Youtuber-i Leo Grasset, menaxher i një kanali në këtë platformë me tema shkencore, dhe që ka gati 1.2 milion abonentë, e publikoi të martën në Twitter me synim kryerjen e një hulumtimi të shkurtër.

Surpriza:adresa e “Fazze” në Londër të çon në fakt në një qendër të kirurgjisë estetike, dhe se kompania në fjalënuk ka ekzistuar asnjëherë në regjistrin e autoriteteve angleze. Natyrisht, edhe profilet e “Fazze” dhe punonjësve të tij ishin zhdukur. Sidoqoftë, disa elementë mund të ndihmojnë për të rindërtuar origjinën e fushatës misterioze.

“Të gjithë punonjësit kishin profile të çuditshme në LinkedIn”- thotë Grasset, dhe të gjithë ata, siç del nga profilet e tyre, kishin punuar në Rusi, përfshirë drejtuesin e kompanisë. Dhe pikat kryesore që duhej të përfshinin influencuesit e tyre në videot propagandistike janë shumë kreative. Rezulton se ato janë të përhapura nga profili në Twitter i vaksinës ruse Sputnik V ose edhe në media të tjera pro regjimit në Kremlin, si portali i lajmeve Sputnik

dhe televizioni Russia Today (shembujt përkatës kanë lidhje me historitë e rreme rreth nivelit të vdekshmërisë nga vaksinat e Pfizer).

Ne ju kemi treguar tashmë që në mars strategjinë e dezinformimit të Kremlinit mbi vaksinat perëndimore antiCovid. Gjithsesi, është interesante të theksohet se si udhëheqësit e fushatës dezinformuese e kanë përshtatur atë në kontekstin francez.

Konkretisht:tek një vend komb ku besimi tek vaksinat po rritet (sidomos ndaj vaksinave  Pfizer) pas kulmit të skepticizmit që u pa muajt e fundit. Mbështetja tek influencuesit lokalë në rrjet, do të thotë të arrish audiencën e tyre (që ndonjëherë është shumë e madhe), dhe të përcjellësh dezinformim përmes një figure së cilës përdoruesi i internetit i beson, pasi e ka zgjedhur atë personalisht, më shumë sesa mediave kryesore.

Për të mos përmendur faktin që ndjekësit e tyre janë më të rinjtë, pra ata që nuk janë vaksinuar ende. Së fundmi, Kremlini mund të ketë shpresuar tek një rritje e popullaritetit të vaksinës së tij përballë një humbjeje të besimit tek vaksina më popullore për momentin. Vaksina Sputnik V ende nuk është miratuar nga agjencia evropiane barnave  (dhe rrezikon qëtë ndalohet duke pasur parasysh parregullsitë e mëdha), prandaj një presion i vogël nga poshtë do të ishte një ndihmesë e madhe për eksportuesit e vaksinave në Moskë. /

Fomiche

Back to top button