Bota

Rusët e duan të gjallë komandantin kroat që po lufton për Ukrainën

Screen Shot 2015-02-15 at 18.40.47Në kohën kur qeveria kroate mendoi se do të ketë mundësi të relaksojë marrëdhëniet e tensionuara me Rusinë, kur një delegacion kroat do të udhëtojë sot drejt Moskës, është aktualizuar çështja e mercenarëve nga Kroacia në luftën e Ukrainës. Ministria e jashtme e Rusisë ka reaguar duke e konsideruar shqetësuese faktin që ministrja e jashtme kroate, Vesna Pushiq e ka pranuar publikisht se në luftën që po zhvillohet në pjesën lindore të Ukrainës ka vullnetarë kroatë që po luftojnë kundër forcave pro- ruse, transmeton Indeksonline. Informacionet që posedon Rusia është se një nga batalionet me të suksesshme që luftojnë në të mirë të ukrainasve, batalioni ‘Azov’ udhëhiqet nga një person i huaj, i cili sa herë komunikon me të tjerët e përdor një gjuhë që rusëve iu duket se është gjuhë kroate. Për këtë arsye, komandanti i këtij batalioni e ka marrë pseudonimin ‘Horvat’ që në rusisht i bie kroati. Për shkak të suksesit të madh të këtij batalioni kundër separatistëve pro rusë, komandantët pro-rusë e kanë organizuar një njësi speciale e cila, derisa të fillojë armëpushimi, do të bëj përpjekje për ta kapur ‘Horvatin’, dhe ta mbajnë të gjallë.

Leave a Reply

Back to top button